Erdogan bisedë telefonike me Ruhanin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet presidenciale, Erdogan dhe Ruhani gjatë bisedës kanë diskutuar mbi vendimin e SHBA-ve për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Erdogan është shprehur se nuk e vlerëson si të duhur vendimin e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja. Ai theksoi se si Turqi janë për ruajtjen e Planit të Përbashkët për Veprim.

Dy liderët në bisedë gjithashtu folën edhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit