Erdogan: Bota doemos duhet t’u kundërvihet bombave bërthamore

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se sot bota doemos duhet t’i kundërvihet bombave bërthamore, por edhe ndërgjegjësimit të atyre që e posedojnë atë dhe e konsiderojnë të ligjshme t’i përdorin kundër njerëzve të pafajshëm.

“Duke parë ndërgjegjësimin e atyre që mbrojnë luftën kundër kokave dhe armëve bërthamore sot, do të shihni se njëri prej tyre posedon 15.000 ose 16.000 koka bërthamore, tjetri posedon 12.500, i treti do të shihni se ka 7.500 koka bërthamore. Këto shifra janë katastrofale vetvetiu. Konsiderojnë se kanë të drejtë të vendosin kur dhe kundër kujt t’i përdorin, por të tjerëve u thonë këtë nuk mund ta bëjnë dhe menjëherë me gisht u kërcënohen. Ja pra ky është thelbi i problemit. Dhe ky është një aspekt i varësisë që duhet të diskutohet”, deklaroi Erdogan.

Më pas, presidenti Erdogan paralajmëroi edhe për atë se doemos duhet të vendosen kritere për arritjet teknologjike, me qëllim që t’i shërbejë progresit, e assesi shkatërrimit të botës.

“Bisedat në rrjetet sociale kanë marrë përparësinë mbi diskutimet e bukura në rrethin e miqve. Njerëzit kalojnë kohën në telefon edhe kur janë në fund të Bejtullahut në Mekë ose në Xhaminë e Profetit në Medine, ku fillimisht duhet të preokupohen kryesisht me lutjet dhe bindjen ndaj Zotit. Fatkeqësisht, teknologjia po na largon nga jeta që duhej të na lehtësojë jetën”, tha Erdogan. /Riv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit