Erdoğan dënon vrasjen e afroamerikanit Floyd nga dhuna policore

Mos i humb

SSD më e madhe në botë që kushton mijëra dollarë

SSD më e madhe në botë ka çmimin e saj dhe kjo tani është njoftuar zyrtarisht për herë të parë.

Më shumë se 1.7 milion të prekur dhe rreth 68 mijë viktima nga infeksioni Covid në Brazil

Ende nuk ka asnjë shenjë të zbritjes së kurbës së koronavirusit në Brazil, ku Presidenti i Republikës, Jair Bolsonaro, gjithashtu u infektua...

Protesta para Parlamentit të Serbisë për shkak të orës policore

Ata protestues të cilët për një moment u futën në godinën e Parlamentit, u nxorrën jashtë nga forcat policore.

Meta : S’duhet humbur asnjë minutë, përballimi i pandemisë dhe integrimi janë dy objektivat madhore!

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje gjithë politikës shqiptare të mos humbasë më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e...

“Qasja raciste dhe fashiste që çoi në vdekjen e George Floyd në qytetin amerikan Minneapolis si rezultat i torturës, jo vetëm që na ka trishtuar thellë të gjithë ne, por gjithashtu është bërë një nga manifestimet më të dhimbshme të rendit të padrejtë që i qëndrojmë kundër në gjithë botën”, shkroi Erdoğan në Twitter.

George Floyd, 46 vjeç, u arrestua të hënën në Minneapolis, Minesota, pasi, siç thuhet, u denoncua për përdorim të një banknote të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan lokal.

Në videon e përhapur në rrjetet sociale ai shfaqet i prangosur dhe bashkëpunues.

Megjithatë, policia pohoi se ai i ka rezistuar arrestimit. Njëri prej policëve vendosi gjurin mbi qafën e tij, përkundër përgjërimeve të përsëritura të Floyd: “Nuk mund të marr frymë”.

Më pas, Floyd shihet duke humbur vetëdijen, por oficeri i policisë vazhdon të mbajë gjurin e tij mbi qafën e viktimës.

Ai humbi jetën menjëherë pasi u dërgua në spital.

Katër policë janë pushuar nga puna për vrasjen, e cila ka shkaktuar protesta masive dhe revoltë kundër brutalitetit të policisë.

Presidenti Erdoğan më tej tha se e dënon këtë “mentelitet çnjerëzor, si një anëtar i civilizimit islam, i cili na mëson të duam njerëzimin për shkak të Krijuesit”.

“Turqia gjithmonë qëndron kundër të gjitha sulmeve që e kanë në shënjestër njerëzimin, pavarësisht se ku, me çfarë preteksti ose në çfarë forme kryhen”, shtoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të mbrojtur të drejtat e gjithë njerëzimit pa asnjë diskriminim të bazuar në racë, ngjyrë, fe, gjuhë ose besim, në përputhje me parimin e profetit tonë, ‘Një i bardhë nuk ka epërsi mbi një të zi, dhe as një e zi nuk ka epërsi mbi një të bardhë'”, theksoi më tej Erdoğan.

Ai shprehu bindje se “autorët e këtij veprimi çnjerëzor” do të marrin dënimin e merituar.

“E kujtoj me respekt George Floyd-in dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij”, deklaroi presidenti i Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Komunat me më shumë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, Prishtina mbi 1 mijë

Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4...

Çavuşoğlu: Kundërshtojmë komentet rreth Ajasofjes që intervenojnë në të drejtën e sovranitetit të Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se kundërshtojnë fuqimisht komentet rreth vendimit për hapjen e Ajasofjes si xhami, që janë të...

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ Opozita tërhiqet nga pragu 5%! PS: Shumë i ulët 2%

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit është shtyrë për në orën 18:00 për të diskutuar për projektligjin e opozitës parlamentare për...

Rama: Panoramë fantastike për udhëtarët! Balluku: Drejt restaurimit ura e Ali Pashës

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Tepelenës 1.8 kilometra që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë-...

Fillojnë sot zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është futur zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zgjasin 3 ditë. Sot, më...