Erdogan: Do të nisim një angazhim me Palestinën dhe 128 shtetet që miratuan rezolutën

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan lidhur me vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Kudsin tha se e ka parë si shumë të gabuar që presidenti amerikan mori një vendim të tillë për Kudsin.

“Unë e pashë si shumë të gabuar që zotëri Trump e solli këtë vendim për Kudsin. Ai nuk duhej të futej në këtë loj, në këtë kurth. Pse? Sepse e dini se është vendimi numër 478 i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) i vitit 1980 dhe në fund të këtij vendimi të asaj kohe qëndron edhe nënshkrimi i SHBA-së. Përkundër këtij nënshkrimi, shkelja e këtij vendimi nga SHBA ishte një hap shumë i gabuar”, ka deklaruar presidenti turk.

Presidenti Erdogan para vizitës së tij në tre shtete të Afrikës, Sudan, Çad dhe Tunizi gjatë datave 24-27 dhjetor dha një intervistë për faqen e internetit “All Africa”.

Duke rikujtuar se Turqia e kishte shpallur vitin 2005 si “Viti i Afrikës, Erdogan u shpreh se gjatë këtij viti, kur ai ishte në pozitën e kryeministrit, Turqia kishte 12 ambasada në Afrikë, kurse për momentin tha se Turqia ka 39 ambasada në Afrikë. Ai shprehu se shpresojnë që të kenë ambasada të Turqisë në të gjitha shtetet e Afrikës. “Do ta arrijmë këtë sepse jemi të vendosur”, tha ai.

Ai bëri të ditur se rolin kryesor për zhvillimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Afrikës e luan Turkish Airlines (THY). Erdoğan tha se THY për momentin po shërben me 55 destinacione në 33 shtete dhe se kjo po mundëson udhëtimin e qytetarëve turq në Afrikë dhe anasjelltas. “Turqia për momentin nuk është Turqia e para 15-16 viteve. Ne jemi në një pozitë shumë më ndryshe”, tha ai

Është e kënaqshme heqja e embargos së SHBA-ve ndaj Sudanit

Erdogan foli për rëndësinë e vizitës së tij në Sudan. Ai tha se vizita e tij ka qenë një vizitë e planifikuar më parë, e jo një vizitë që vjen pas vizitës së presidentit të Sudanit në Turqi, me rastin e Samitit të OBI-t.

“Sigurisht që Sudani është një shtet i madh dhe një shtet me të cilin kemi shumë gjëra të përbashkëta si në kulturë, besim dhe civilizim. Kjo vizitë të cilën do e realizojmë atje, takimet bilaterale që do të realizohen mes biznesmenëve tanë si dhe adresimet tona si liderë për këta biznesmenë kanë një rëndësi të madhe. Së bashku me gjithë këto edhe vizita jonë në Çad njashtu edhe në Tunizi, besoj se do të sjellë bujë. Në anën tjetër edhe heqja e embargos ndaj Sudanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një zhvillim i kënaqshëm. Shpresojmë se këto zhvillime në drejtim pozitiv vazhdojnë duke u ritur”, tha ai.

“Ta marrësh pranë dhe të ecësh vetëm me Izraelin, me sa duket nuk i përshtatet Amerikës së madhe”

Lidhur me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit si dhe për gjendjen pas miratimit të rezolutës e cila e kundërshton këtë vendim, në Asamblenë e Përgjitshme të OKB-së me 128 vota pro dhe 9 kundër, Erdoğan fillimisht tha se Kudsi ka një rëndësi të madhe për botën Islame dhe se Mesxhid-i Aksa ka një rëndësi të madhe meqë është kibla e parë e muslimanëve.

Më tej presidenti Erdoğan u shpreh se Kudsi ka një rëndësi të madhe edhe për të krishterët.

“Sigurisht që unë si kryesues aktual i Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) duke thirrur shtete të shumta islame, kam thirrur edhe Patrik Fransuva-n i cili është në pozitën e liderit të botës krishtere. Bisedova me atë për këtë proces dhe e pashë që edhe ai e ndan të njëjtin mendim me ne. Poashtu kam thirrur edhe presidentin e Gjermanisë (Frank-Walter Steinmeier), kancelaren (Angela Merkel), presidentin e Francës (Emmanuel) Macron, presidentin e Rusisë (Vladimir) Putin. Bisedova edhe me ata për këtë çështje. Pra, jo vetëm nga bota islame, por kam thirrur liderë të shumtë edhe jashtë botës islame, sepse ky problem nuk ishte vetëm një problem i muslimanëve, por në të vërtetë problem i gjithë njerëzimit”, tha Erdoğan.

“Pra e pashë si shumë të gabuar që zotëri (Donald Trump) e solli kështu ngjarjen dhe e burgosi Kudsin. Nuk duhej të hynte në këtë lojë, në këtë kurth. Pse? Sepse e dini se është vendimi numër 478 i KS të OKB-së i vitit 1980 dhe në fund të këtij vendimi të asaj kohe qëndron edhe nënshkrimi i SHBA-së. Përkundër këtij nënshkrimi, shkelja e këtij vendimi nga SHBA ishte një hap shumë i gabuar. Cili ishte hapi i duhur që duhet të ndërmerrej? Shkojmë në vitin 1967 dhe çfarë ka në vitin 1967? Këtu ka një zgjidhje me dy shtete. Tani bëhet fjalë që Kudsi Lindor të njihet si kryeqytet i Palestinës dhe po të ishte afruar në zgjidhjen me dy shtete atëherë nuk do të vinte puna deri këtu”, tha presidenti i Turqisë.

Ai gjithashtu foli për ditën kur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u shqyrtua rezoluta për Kudsin, ku kjo rezolutë u pranua me 128 vota pro dhe 9 vota kundër. Erdogan vuri në dukje se vetëm 9 shtete ishin pranë Trumpit.

“Pranë kësaj shohim se 35 shtete kanë abstenuar. Në të vërtetë edhe ata të cilët abstenuan, e bënë këtë nën presione serioze. Besoj se po të ishin të rehatshëm edhe ata do të ishin pranë 128 shteteve. Sepse nëse shikojmë shtetet të cilët janë pranë zotëri Trumpit, shihet vëllimi i tyre. Tani besoj se përpara kësaj gjendjeje, zotëri Trump do ta rishikojë situatën”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me hapat që duhet të ndërmerren pas kësaj presidenti Erdogan tha se “Nëse ne jemi në anën e paqes atëherë do t’i themi po zgjidhjes me dy shtete. Ndërsa jo, nëse nuk jemi në anën e paqes dhe kërkojmë ndërhyrjen në Lindjen e Mesme. Nëse e duam një gjendje të tillë, atëherë sigurisht se njerëzimi kujt do t’ia shkruajë faturën e kësaj? Zotëri Trumpit dhe Izraelit. Por tanimë njerëzimi nuk do luftë, do paqe, njerëzimi tanimë është i lodhur shumë nga luftërat, sidomos Lindja e Mesme u lodh shumë, shumë”.

“Janë të qarta ato që po ndodhin në Irak dhe Siri, po vdesin milionat, po vdesin gratë dhe fëmijët. Së fundmi, a mund ta paramendoni se në çfarë gjendje e futën ushtarët e Izraelit një fëmijë me sindromin Down duke e ngjitur për muri, në çfarë gjendje e sollën 20 ushtarë të Izraelit 15 vjeçarin Xhunejdi, çfarë u bënë vajzave të vogla. Për këtë, për momentin Izraeli është një shtet okupues dhe meqë terrorizon edhe unë them se ka terrorizm shtetëror, Izraeli po e bën këtë. Ku po e bën? Në Kuds. Ne jemi të detyrueshëm që ta shohim këtë dhe që të jemi në unitet, të bashkuar, sepse unë assesi nuk e shoh këtë si një çështje vetëm të muslimanëve. Kjo ëshë një çështje e të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye në votim (në OKB) e përçuam mesazhin se kjo është çështje e gjithë njerëzimit. Për këtë arsye në emrin tim dhe në emër të popullit tim unë u shpreh mirënjohje dhe falënderim sidomos 128 shteteve për qëndrimin e drejtë”, theksoi Erdogan.

Duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të jenë hapat në vijim nëse Trump nuk kthehet prapa nga ky vendim, Erdogan tha se do të nisin një angazhim së bashku me Palestinën dhe 128 shtetet të cilat qëndruan pranë këtij shteti, por edhe me ata që abstenuan dhe se ky angazhim do të duhet që të sjellë njohjen e Palestinës nga të gjitha këto shtete si një shtet të pavarur.

“Pasi që kjo të bëhet edhe SHBA-të me dashje apo pa dashje duhe t’i lexojnë mirë këto zhvillime. Ndoshta nuk do të këmbëngulet aq shumë mbi këtë gabim, së fundmi edhe ata do ta zgjedhin të vërtetën. Të marrësh pranë dhe të ecësh vetëm me Izraelin, me sa duket nuk i përshtatet Amerikës së madhe”, tha presidenti Erdogan.

DEASH-i ka humbur gjak në masë të madhe”

Në vazhdim presidenti Erdogan u shpreh se Turqia gjatë viteve të fundit ka rritur në masë të madhe luftën kundër terrorizmit dhe se ka arritur suksese në këtë luftë.

“Ne duke luftuar brenda kundër terrorizmit, në anën tjetër kemi luftuar pjesërisht edhe kundër DEASH-it. Por, në anën tjetër, në Siri dhe Irak ndodhet edhe organizata terroriste DEASH. Me siguri se tani DEASH-i ka humbur gjak në masë të madhe. Për shembull ne kemi pastruar nga DEASH-i një territor prej 2 mijë kilometrash katrorë në Siri, nga Jarabulusi deri në Bab el Raid. Kurse në anën tjetër forcat e koalicionit përsëri po e dëbojnë DEASH-in nga jugu dhe kështu tani 5 për qind e Sirisë është nën kontrollin e DEASH-it, kurse 95 për qind tani ka kaluar nën kontrollin e forcave të koalicionit dhe të regjimit. Pra, DEASH-i tanimë është pastruar tërësisht nga Siria. E njëjta gjendje është në Irak. Edhe atje tanimë nuk ka mbetur shumë nga DEASH-i”, tha Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit