Erdogan: Do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të tharë moçalin e terrorit në Siri

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të tharë moçalin e terrorit në Siri dhe për të bërë fortifikime të sigurisë të ngjashme si S-400”.

Erdogan ka mbajtur një fjalim në një takim vlerësimi dhe konsultimi të zhvilluar në Ankara nga partia e tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK). Në fjalimin e tij në lidhje me çështjen armene presidenti Erdoğan ka vënë theksin se arkivat e Turqisë janë të hapura për hulumtuesit për çdo çështje dhe jo vetëm për çështjen armene.

“Ne i sfidojmë, le t’i hapin edhe vendet e treta nëse kanë. Ata i kanë kryer këto punime por nuk vijnë. Që prej vitesh, që kur unë kam qenë kryeministër i kemi ftuar gjithmonë, por nuk vijnë sepse nuk i intereson. Ata nuk vijnë sepse e dinë shumë se çfarë ka në ato arkiva. Për këtë arsye nëpërmjet parlamenteve po përpiqen ta bëjnë këtë me mashtrime të ndryshme. Të gjithë ata që kanë qëllimin, që duan të kuptojnë të vërtetat e kësaj periudhe mund t’i hapin arkivat dhe të zhvillojnë punimet nëpërmjet dokumenteve”, tha Erdogan.

“Përveç kësaj ne refuzojmë çdo pretendim, retorikë dhe mesazh. Zhvendosja armene nuk është as gjenocid as katastrofë e madhe. Kjo është një ngjarje e dhimbshme e përjetuar në rrethana shumë të trazuara. Ata që akuzojnë Turqinë i rikujtojmë se janë përgjegjës për vdekjen e 70 milionë njerëzve në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Presidenti i Francës i nderuar Macron këto punë duhet t’i mësojë fillmisht, sepse nuk i di këto punë”, theksoi Erdogan.

Pasi ka njoftuar se Emmanuel Macron ka folur gabimisht sepse ka zgjedhur udhëzuesin e gabuar, Erdogan tha se “Z. Macron, nuk do t’iu shpëtojë fakti që do t’i japësh mesazh 700 mijë armenëve që ndodhen në Francë. Fillimisht duhet të jeni të drejtë në politikë. Është e pamundur të fitosh përsa kohë nuk je i drejtë në politikë. Prandaj do të humbasësh”.

Presidenti turk tha se bota dhe rajoni po përjetojnë periudhën e ndryshimeve më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se shumë nga këto ndryshime kërcënojnë sigurinë, paqen, dinjitetin dhe mirëqenien e njerëzve.

Erdogan tha se vazhdojnë efektet e hapava të Amerikës që trondisin sistemin global në një fushë të gjerë nga tregtia ndërkombëtare e deri në armatosjen bërthamore. “Ne gjithashtu kemi pikëpamje të ndara serioze në çështjen e sistemit S-400 me Amerikën, e cila në Siri ndjek politikat që kurrë nuk do të jenë të përshtatshme për marrëdhënien tonë aleate. Është i padiskutueshëm legjitimiteti i masave dhe operacioneve që Turqia ka kryer kundër kërcënimit terrorist me burim nga Iraku dhe Siria. Megjithatë, me keqardhje po ndjekim faktin se SHBA-të janë përpjekur vazhdimisht për të vepruar së bashku me organizatën terroriste separatiste”, tha Erdogan duke shtuar më tej:

“Pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush, gjëja më e rëndësishme për ne është pavarësia, e ardhmja e vendit tonë dhe e kombit tonë. Si një komb që ka sakrifikuar jetën e tij më 15 korrik, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të tharë moçalin e terrorit në Siri dhe për të bërë fortifikime të sigurisë të ngjashme si S-400. Për nuk është e rëndësishme se çfarë thotë njëri apo tjetri. Për ne e rëndësishme është ajo që themi ne”.

Në vijim Erdogan ka folur për çështjen e Kudsit ku i bëri thirrje Izraelit të heq dorë nga pushtimet e territoreve paletineze të cilat janë praktika joligjore dhe jo të drejta si dhe politika të rrezikshme. Ai tha se Izraeli së fundmi ka aneksuar njëanshëm edhe Lartësirat e Golanit të cilat janë territor i Sirisë dhe jo i Izraelit.

“Izraeli është një strukturë okupuese me pushtimet e tij që ka kryer që nga viti 1947. Kjo strukturë okupuese, fatkeqësisht fuqinë e saj e merr nga SHBA-të dhe vazhdon lëvizjen e saj të pushtimit bashkë me këtë fuqi”, tha Erdogan.

Pasi ka njoftuar se historia e Kudsit është e mbushur me fatin e dhimbshëm të atyre që kanë zgjatur duart e pista mbi këtë qytet, Erdogan tha se “Këto probleme nuk do të zgjidhen derisa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila garanton të drejtat dhe liritë e palestinezëve dhe njeh Kudsin Lindor si kryeqytetin e këtij vendi. Edhe nëse mbetemi vetëm, ne do të vazhdojmë të jemi pasuesit e kauzës së Kudsit dhe të drejtave të vëllezërve tanë palestinezë”.

Duke folur për situatën në Libi, Erdogan potencoi se edhe Libia është bërë një nga vendet ku po luhen “lojëra dhe skenare të errëta pas perdes” të cilat kanë në objektiv qetësinë e rajonit. “Në njërën anë ndodhet një qeveri që legjitimitetin e merr nga populli i Libisë ndërsa në anën tjetër një diktator që mbështetet vetëm nga disa vende evropiane dhe arabe”, tha ai.

Lidhur me zhvillimet në Sudan, Erdogan thotë se “Sudani është një vend si zemra e Afrikës. Ata punuan shumë me Sudanin dhe nuk lanë asnjë ndërhyrje pa bërë. Së pari e ndanë dhe tani po përpiqen ta gëlltisin. Stabiliteti dhe paqja në Sudan është shumë e rëndësishme për Afrikën Lindore dhe Qendrore. Shpresojmë që ngjarjet në këtë vend do të rezultojnë në kuadër të kërkesave dhe pritshmërive të popullit të Sudanit. Turqia do të vazhdojë të mbështesë vëllezërit sudanezë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit