Erdogan: Do t’i ndjekim pjesëtarët e FETO-s kudo që gjenden

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij do të vazhdojë të ndjekë anëtarët e organizatës terroriste FETO kudo që ata gjenden, duke rikujtuar kthimin e gjashtë pjesëtarëve të kësaj organizate nga Kosova dhe tre prej tyre nga Gaboni.

“Teksa ata largohen dhe arratisen, ne i ndjekim. Nga Kosova i sollëm gjashtë prej tyre, po ashtu edhe tre të tjerë nga Gaboni. Deri më tani në vend kemi sjellë 80 prej tyre dhe do të vazhdojmë t’i sjellim kudo që ndodhen” tha Erdogan në një eveniment në Ankara.

Presidenti turk porositi qarqe të caktuara se nuk do të kenë sukses duke sulmuar ekonominë e Turqisë.

“U bëj me dije atyre që sulmojnë ekonominë tonë se nuk do të keni sukses, ashtu sikurse nuk keni pasur në lojërat tuaja të mëparshme. Ashtu si nuk ia keni arritur më 15 korrik, ashtu si në Siri, në Irak, ashtu edhe tani nuk do t‘ia dilni”, deklaroi Erdogan.

Duke iu referuar operacionit antiterrorist “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë, Erdoğan tha se deri më tani gjatë këtij operacioni janë neutralizuar 4.108 terroristë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit