Erdoğan: Fillon shpërndarja e maskave tek qytetarët, shitja e tyre do të jetë e ndaluar

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se zyrtarët lokalë kanë filluar me shpërndarjen e maskave mjekësore tek qytetarët, pasi shitja e tyre do të jetë e ndaluar në vendin e tij.

Në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), presidenti Erdoğan tha se Turqia ka vendosur të kufizojë lëvizshmërinë për t’u siguruar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke përjashtuar qytetarët që punojnë.

Erdoğan po ashtu bëri të ditur se Turqia në Stamboll do të ndërtojë edhe dy spitale me kapacitet prej 1 mijë shtretër.

Më tej, ai tha se sistemi shëndetësor i Turqisë tejkaloi pragun e rëndësishëm duke kryer 20 mijë teste të koronavirusit në ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit