Erdogan jep betimin në Parlamentin e Turqisë

Mos i humb

Presidenti i parë i sistemit të ri presidencial të qeverisjes në Turqi, Recep Tayyip Erdogan, dha betiminin e tij në parlament.

Me betimin e presidentit Erdogan, pëfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencial.

Erdogan, pas largimit nga parlamenti, tha para gazetarëve se “Çdo gjë ishte mirë para popullit. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të jetë mirë”.

Më pas Erdogan u përcoll nga kryetari i përkohshëm i parlamentit Hakki Koylu me ceremoni zyrtare.

Qytetarët të cilët e prisnin në dalje të parlamentit, përshëndetën presidentin dhe mbushën automjetin e tij me karafilë.

Më vonë do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e inagurimit, në të cilën pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Pas ceremonisë, presidenti Erdogan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdogan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.

Më 24 qershor, Erdogan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,59 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt Muharrem Ince mori 30,64 për qind.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit