Erdogan: Jerusalemi është kalibër i ndërgjegjes, të parët tanë e mbrojtën me gjak e jetë

Mos i humb

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të mërkurën se në historinë turke ka shumë epope të pastudiuara.

Në takimin e radhës me të zgjedhurit lokalë, mbajtur në ambientet e Kompleksit Presidencial në Ankara, Erdogani u ndal mbi luftërat epike, të cilat nuk përmenden shumë në historinë turke.

Kreu i shtetit turk vuri në pah gjatë fjalimit të tij se Jerusalemi është sot, sikurse dhe në çdo periudhë të historisë, një kalibër (aparat matës) i ndërgjegjes botërore në përgjithësi dhe i asaj në mesin e myslimanëve në veçanti.

Duke u folur për luftërat epike kundër ordhive të kryqëzatave, të cilat vinin në Anadoll për të pushtuar Jerusalemin, Presidenti Erdogan tha se turqit janë një komb i atillë që ushtritë me 600 mijë trupa të kryqëzatave i reduktonte në 60 mijë trupa derisa mbërrinin në malet Taurus.

“Tani jemi vënë ne në këtë peshore të ndërgjegjes për sa i takon Jerusalemit. Të parët tanë e mbrojtën me gjak dhe jetë Jerusalemin dhe të gjithë hapësirën gjeografike islame për 1.000 vite me radhë. Lufta I Botërore është emri i riballafaqimit tonë me këtë sprovë madhore, ndërsa Lufta Çlirimtare quhet epoka e re, që kemi hapur para nesh me frymën e zgjimit”, u shpreh ai.

Populli ynë – vijoi presidenti turk – e njeh Luftën I Botërore vetëm përmes fitores së madhe në Çanakala, ndërkohë që ka ende shumë epope të pastudiuara mirë në lidhje me Luftën I Botërore.

“Njëra prej tyre është fitorja në Kut al-Amara të Irakut, njohur edhe si shpartallimi më i rëndë që kanë pësuar ndonjëherë forcat mendjemëdha britanike dhe ato të antantës”, shtoi Erdogan.

Lideri turk tha se historia e kombit të tij është e mbushur plot me shembuj të luftërave dhe përpjekjeve epike.

“Janë dy raste të tjera, mbi të cilat vlen të qëndrohet: Tërheqja apo kthimi pas nga Jerusalemi vetëm që ai të mos rrënohej nga predhat e artilerisë së rëndë armike, si dhe ndihma e dërguar vëllezërve tanë azerbajxhanas përmes Armatës Islame të Kaukazit në një kohë që Shteti Osman luftonte në shumë fronte njëherësh”, vlerësoi ndër të tjera Presidenti Erdogan./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit