Erdogan mbështet fushatën nën hashtagun #LoveArmyforRohingya

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nga rrjeti social Twitter ka mbështetur fushatën nën hashtagun #LoveArmyforRohingya e cila është inicuar nga një numër i madh i personave të famshëm, përfshirë personalitetin e njohur të medias sociale Jerome Jarre dhe aktorin francez Omar Sy.

Për prezantimin e fushatës #LoveArmyforRohingya e inicuar nga një numër i madh i personave të famshëm, përfshirë aktorin francez Sy dhe Jarre i cili ka nisur edhe fushatën e ndihmës për Somalinë është kërkuar mbështetje nga presidenti turk Erdoğan i cili në një postim nga llogaria e tij në Twitter i është përgjigjur thirrjes për ndihmë për Arakanin të bërë nga ylli i medias sociale francezi Jerome Jarre.

Në postimin e tij Erdoğan, ka shkruar “I dashur Jerome Jarre, ne kurrë nuk do të kthejmë prapa kërkesat për ndihmë për njerëzit në nevojë kudo që ata jetojnë. Përpjeket për ndihmë #LoveArmyforRohingya do ti mbështesim nëpërmjet institucioneve tona për ndihmë siç janë AFAD, TIKA, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Turkish Airlines (THY)”.

Jarre nga llogaria e tij në Twitter ka postuar “Kemi nevojë për të gjithë ju! Kërkojmë ndihmë nga presidenti i Turqisë për misionin tonë të Arakanit!. Përdorni etiketimin @RT_ERDOGAN, RT! #ErdoganHelpRohingya!.

Ka bërë thirrje edhe për Somalinë

Ekipi i #LoveArmyforRohingya duke i bërë thirrje të gjithë botës nëpërmjet medias sociale ka nisur fushatën për ndihmë për në rajonin Cox Bazaar të Bangladeshit ku gjenden refugjatët e Arakanit.

Jarre më parë i bëri thirrje Turkish Arilines për ndihmë në Somali dhe mori mbështetjen e miliona personave. “Jemi mbledhur këtu për të nisur fushatën tonë në mbështetje të muslimanëve të Arakanit me përpjekjen që zëri ynë të arrijë tek sa më shumë persona. Me këtë fushatë synojmë të tërheqim vëmendjen e kompanive të mëdha që ata të japin ndihma”, tha ai.

Më tej ai u bëri thirrje ndjekësve, institucioneve dhe organizatave nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale. Jarre shtoi se nevojitet edhe mbështetja e politikanëve në mënyrë që kjo fushatë të jetë e suksesshme dhe të përhapet në të gjithë botën.

Pasi ka rikujtuar mbështetjen e presidentit Erdoğan gjatë fushatës për ndihma për Somalinë, Jarre tha se “Ne kishim marrë fjalën e presidentit të Turqisë Erdoğan që do të na mbështeste nëse inicionim një fushatë tjetër. Turqia në çështjen e ndihmave humanitare radhitet e dyta në botë”.

“Nëse thirrja jonë mbërrin tek ai ne mund të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet në të gjithë botën. Çdo gjë do të përparojë me shpejtësi dhe më mirë nëse një lider botëror mbështet fushatën tonë”, theksoi Jarre duke rikujtuar se në Arakan dhe Bangladesh të gjithë e njohin Erdoğanin dhe Turqinë të cilët më parë kanë dërguar ndihma humanitare.

Në mesazhin e tij “Kemi nevojë për të gjithë. Në fushatën tonë për Arakanin kërkojmë mbështetjen e presidentit të Turqisë Erdoğan”, Jarre ka përdorur etiketën “Erdoğan ndihmo Arakanin”.

Ndërsa aktori francez Omar Sy, në mesazhin e tij për presidentin Erdoğan ka thënë: “Kemi besim tek ti” dhe ka kërkuar ndihmën e Erdoğanit që ndaj fushatës të japin mbështetje edhe qindra të fashmëm nga bota e kinemasë, muzikës dhe aktrimit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit