Erdoğan me video-mesazh do të marrë pjesë në programin përkujtimor të Gjenocidit të Srebrenicës

Mos i humb

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me anë të një video-mesazhi do të marrë pjesë në programin përkujtimor me rastin e 25 vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjë Hercegovinë, më 11 korrik të shtunën.

Ambasadori i Turqisë në Sarajevë, Haldun Koç, në deklaratën për AA tregoi se programi përkujtimor i këtij viti për masakrimin e mbi 8.000 civilëve boshnjakë nga ushtarët serb në Gjenocidin e Srebrenicës do të zhvillohet me pjesëmarrje të ulët për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ai rikujtoi se Erdoğan vitin e kaluar ka marrë pjesë në programin e dërgimit të viktimave të gjenocidit nga Sarajeva në Potoçari. “Këtë vit Presidenti Erdoğan dërgoi video mesazh. Do ta shikojmë 11 korrik në Varrezat në Potoçari”, tha ai.

Koç theksoi se drama njerëzore e ndodhur në Srebrenicë nuk duhet harruar dhe të nxjerret mësim nga gjërat që kanë ndodhur. “Stabiliteti, uniteti dhe integriteti i Bosnjë Hercegovinës në Ballkan ka rëndësi parësore. Elementi kryesor i politikës sonë në periudhën pas luftës gjithmonë ka qenë stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik i Bosnjë Hercegovinës”, u shpreh ambasadori turk.

Ai më tej theksoi se Turqia gjithmonë është miku më i sinqertë i Bosnjë Hercegovinës.

Për shkak të COVID-19 ceremonia përkujtimore këtë vit do të zhvillohet me pjesëmarrje të kufizuar, ndërsa do të transmetohen video-mesazhet e krerëve shtetëror dhe qeveritarë.

– Çfarë ndodhi në Srebrenicë?

Më shumë se 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurtë” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Srebrenica u rrethua nga forcat serbe që po përpiqeshin të pushtonin territore nga muslimanët dhe kroatët boshnjakë për të formuar shtetin e tyre.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së kishte shpallur Srebrenicën si “zonë të sigurtë” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, kaluan në zonën e OKB-së.

Trupat holandeze nuk arritën të ndërmerrnin masa kur forcat serbe pushtuan zonën dhe vranë 2.000 meshkuj vetëm më 11 korrik. Rreth 15.000 persona të tjerë ikën nga Srebrenica në malet përreth, por trupat serbe vranë 6.000 prej tyre në pyje.

Në ceremoninë e këtij viti do të varrosen edhe 8 viktima të identifikuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit