Erdogan: Miliona sirianë do të kthehen në shtëpi pas operacioneve turke

Mos i humb

Miliona sirianë të cilët jetojnë në Turqi, do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi Ankaraja të çlirojë nga terroristët Munbixhin, Tal Rifaatin dhe rajonin në lindje të lumit Eufrat, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

 “Jemi të përkushtuar që në bashkëpunim me Rusinë, Iranin dhe SHBA-të, dhe në veçanti me popullin sirian të shpëtojmë rajonin tonë nga fatkeqësia”, deklaroi presidenti Erdogan, gjatë një tubimi elektoral të kandidatëve komunal të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Turqia ka përfunduar të gjithë përgatitjet për një operacion të mundshëm ushtarak në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, i cili sipas Ankarasë do të shërbejë për vendosjen e integritetit territorial në shtetin e shkatërruar nga lufta.

Erdogan në fjalimin e tij nënvizoi se rreth 300.000 sirianë tashmë janë kthyer në atdheun e tyre, që u mundësua përmes operacioneve ushtarake turke.

Presidenti turk foli edhe për grupin terrorist të DEASH-it, duke thënë se Turqia ishte i vetmi vend që luftonte kundër organizatës.

“Kemi neutralizuar 3.000 anëtarë të DEASH-it në Al-Bab të Sirisë”, shtoi ai.

Që nga viti 2016, operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në Sirinë veriperëndimore kanë çliruar nga prania e terroristëve të YPG / PKK-së dhe DEASH-it rajonet e Al-Babit, Afrinit dhe Azazit, me çka kanë mundësuar kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit