Erdogan: Muslimanët asnjëherë nuk do të gjunjëzohen

Mos i humb

Edhe përballë sulmeve islamofobike, muslimanët asnjëherë nuk do të gjunjëzohen, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan pas sulmeve terroriste ndaj xhamive në Zelandën e Re, nga të cilat 49 persona humbën jetën.

“Si muslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe nuk do të biem në nivelin e këtyre frikacakëve”, tha Erdogan në një tubim në provincën juglindore Gaziantep.

Komentet e presidentit turk erdhën pas sulmeve ndaj besimtarëve në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, të cilat gjithashtu lanë 48 persona të plagosur, përfshirë tre qytetarë turq.

“Ky vrasës lëshoi një deklaratë kundër vendit tonë, kombit tonë, personalitetit tim dhe të gjithë muslimanëve”, shtoi ai, duke iu referuar një manifesti në internet të postuar nga njëri prej të dyshuarve në masakër.

Erdogan shtoi se Turqia do të shfaqë të njëjtin qëndrim parimor ndaj vdekjes së çdo njeriu të pafajshëm, pavarësisht nga origjina dhe besimi i tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit