Erdogan: Në rrënjët e kulturës tonë nuk ekziston diskriminimi gjinor

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Stamboll deklaroi se në rrënjët e kulturës së vendit dhe popullit të tij nuk ekziston diskriminimi gjinor.

Erdogan në Stamboll foli në Samitin Ndërkombëtar për gratë dhe drejtësinë.

“Nuk habitemi nga mentaliteti i cili deri dje gratë i ka përdorur si mallin më të pavlerë, dhe po ashtu sot gratë i përdorë në të njëjtën mënyrë, por kësaj radhe brenda ambalazhit të barazisë”, tha Erdogan dhe shtoi:

“Me shekuj në qafët e njërëzve, në këmbë e duar janë vendosur zinxhirë dhe janë shitur si robër. Neve nuk na përkasin kodekse të një bote të tillë, të cilët njëkohësisht në mënyrën më të ulët përbuzën edhe gratë edhe fëmijët”.

Erdogan theksoi se çdo herë në politikë ka qenë i nderuar me faktin që u ka mundësuar grave hapësirë veprimi dhe së bashku me ta kanë hapëruar në këtë rrugë.

“Sot Kuvendi i Turqisë ka 104 deputete, prej të cilave 53 janë nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK). Edhe pse konsiderojmë se përqindja e grave në parlamentin turk prej 17,5 për qind ende nuk është e kënaqashme, duhet të themi se ky është një rekord”, ka thënë Erdogan.

“Në rrënjët e kulturës sonë nuk ekziston diskriminimi gjinor”, tha ai.

Kur është fjala për përfaqësimin e grave në universitetet turke, Erdogan tha se pothuaj se gjysma e stafit akademik përbëhet nga gratë, apo më saktësisht 44 për qind.

“Në radhët e arkitektëve dhe avokatëve 44 për qind janë gra. Në radhët e gjyqtarëve 31 për qind janë gra dhe rreth 20 për qind e grave janë në diplomaci. Përqindja e grave në arsim është 56 për qind”, tha ndër të tjera Erdogan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit