Erdogan nesër viziton Rusinë, samit trepalësh për Sirinë

Mos i humb

Në samitin trepalësh mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit që do të mbahet në Soçi të Rusisë në lidhje Sirinë, do të vlerësohen avancimet në drejtim të zvogëlimit të dhunës, aktivitetet në “zonat jokonfliktuale” dhe lufta kundër grupeve terroriste në Siri.

Sipas një njoftimi nga presidenca turke, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nesër do të zhvillojë vizitë në Soçi si i ftuar i presidentit rus Vladimir Putin.

Gjatë vizitës, në Soçi do të mbahet samit trepalësh lidhur me Sirinë, me pjesëmarrje të presidentit Erdogan, Putin dhe presidentit të Iranit, Hasan Ruhani.

Në samit do të vlerësohen avancimet në drejtim të zvogëlimit të dhunës, aktivitetet në “zonat jokonfliktuale” të formuara në Siri dhe lufta kundër grupeve terroriste në këtë vend.

Tema të samitit do të jenë edhe dërgimi i ndihmave humanitare dhe kontributet që mund të ofrohen nga tre vendet garantuese për procesin e Gjenevës në korniza të rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gjetjen e zgjidhjes politike në Siri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit