Erdogan: Po vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër FETO-s

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me votimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Kudsin tha se: “Del në pah një e vërtetë kur mendohet mbështetja e dhënë nga 128 shtete së bashku me hapat e hedhura bashkërisht dhe që SHBA-ja ngeli në këtë pikë në numrin 9-të dhe se me çfarë vendesh ka mbetur në numrin 9-të. Sado të fuqishëm të jeni, më e forta është e drejta dhe ajo ka fituar”.

Pas takimit dypalësh me homologun sudanez, Omer el-Beshir dhe takimit mes delegacioneve, të dy presidentët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat në rezidencën presidenciale, ku Erdogan, në emër popullit dhe personalisht të tij, ka shprehur falënderimet për presidentin El-Beshir dhe popullin e Sudanit.

Duke bërë të ditur se pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik qeveria sudaneze dhe populli i Sudanit, i kanë dhënë mbështetjen më të fortë Turqisë, Erdogan ka shtuar: “Sudani tregoi edhe një herë atë natë se është miku i vërtetë i popullit turk. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje dhe solidaritetin e shfaqur. Ne po vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë kundër FETO-s, që më 15 korrik martirizoi 251 njerëz të popullit tonë. Fytyra e vërtetë e kësaj strukture të pabesë prapa koncepteve të edukimit, dialogut dhe tolerancës tashmë është zbuluar. Vende të tjera mike si Sudani kanë filluar të marrin masa kundër FETO-s. Unë besoj se e gjithë organizata do të çrrënjoset në të gjithë Afrikën”.

Në mesin e çështjeve që kanë diskutuar në bisedime kanë qenë problemet rajonale dhe globale në interes të afërt për Turqinë dhe Sudanin dhe se në krye të këtyre çështjeve ka qenë vendimi i SHBA-ve për Kudsin, ka njoftuar Erdogan.

– “Përgjegjësi e gjithë njerëzimit” –

Më tej, Erdoğan ka theksuar se Kudsi nuk është vetëm një çështje e botës islame, por në të njëjtën kohë edhe e botës kristiane dhe përgjegjësi e gjithë njerëzimit, ku në lidhje me këtë çështje ka biseduar edhe me Papën, si dhe ka kërkuar edhe mbështetjen e presidentit të Rusisë.

Presidenti i Turqisë ka theksuar se do të kërkojnë nga OKB-ja që të qëndrojnë përkrah palestinezëve, të parandalojnë gabimet e kryera ndaj tyre, si dhe të diskutohet një plan më i afërt për ndjekjen e kësaj ecurie.

Presidenti Erdogan ndodhet në Sudan, në kuadër të një turneu për vizita zyrtare në vendet e Afrikës, si Sudan, Çad dhe Tunizi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit