Erdogan realizon bisedë telefonike me homologun kinez

Mos i humb

 

 

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, gjatë bisedës Erdoğan-Xi janë diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Të dy liderët gjatë bisedës kanë konfirmuar vendosmërinë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Kinës në çdo fushë. Gjithashtu janë ndalur në investimet e parapara në Turqi në kuadër të “Iniciativës së Brezit dhe të Rrugës”, si dhe kanë shkëmbyer mendimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

Duke vënë në dukje se Turqia ka qenë kundër përdorimit të armëve kimike që nga fillimi, Erdoğan ka theksuar rëndësinë e mos lejimit të përshkallëzimit të tensioneve në Siri.

Duke shprehur nevojën e mbrojtjes së integritetit territorial të Sirisë, Erdoğan dhe Xi kanë biseduar për rëndësinë e luftës së përbashkët kundër terrorizmit.

Presidenti Erdoğan me këtë rast uroi presidentin Xi për rizgjedhjen si president të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit