Erdogan: Syriza është bërë vatër strehimi për terroristët

Mos i humb

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pati një bashkëbisedim me përfaqësuesit e mediave në Londër, ku ai kishte shkuar për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s.

“Në takimet që pata me liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) u thashë se BE-ja na la vetëm në çështjen e azilantëve [refugjatëve], nuk i mbajti premtimet”,- u shpreh Erdoan.

“Këtë çështje e diskutova edhe me Kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Miçotaqis. ‘Ti më thua se ke vështirësi në përballjen me migracionin. Thua çfarë mund të bëj unë tjetër. Në fazën e parë duhet bërë kjo. Ti je anëtar i BE-së. Tregoi përpjekjet e tua në lidhje me këtë çështje dhe shtrëngoi edhe ti vendet anëtare të BE-së. Kjo do të hapte rrugën e mbajtjes së një qëndrimi më pozitiv nga të gjithë ne në lidhje me çështjen e migracionit’, sqaroi Erdoan.

Më tej Erdoani tha se në takimin që kishte pasur me Kryeministrin e Greqisë, Miçotaqis, i kishte përcjellë atij pritshmëritë e Turqisë për mbështetje në luftën kundër terrorizmit.

“Në takimin që patëm mbrëmë me Zotin Miçotaqis i thamë: ‘Shikoni, pjesëtarët e organizatave terroriste DHKP-C, PKK/YPG dhe FETO vijnë vazhdimisht tek ju dhe sipas informacioneve që kemi partia Syriza është kthyer në një vendstrehim për këta. Si rrjedhojë ne presim nga ju që të mbani qëndrim ndaj këtyre; presim mbështetje nga ana juaj për këtë çështje. Dhe të dini edhe këtë që, mbështetja që do të na jepni ju do ta shtojë edhe më shumë mbështetjen tonë ndaj jush”,- nënvizoi kreu i shtetit turk.

Gazetarët e pyetën Erdoanin se ishte bërë apo jo objekt diskutimi gjatë Samitit të NATO-s marrëveshja Turqi-Libi [për përshenjimin e zonave të juridiksionit detar në Mesdhe]. Në lidhje me këtë Erdoani tha: “Para së gjithash, për sa i takon memorandumit të mirëkuptimit që ne kemi bërë me Libinë, ne e kemi lidhur këtë marrëveshje me një qeveri legjitime. Por pala tjetër natyrisht që është e shqetësuar nga kjo. Ata që kalojnë në pozicionin e marrjes së të drejtave për gjërat që nuk u takojnë janë zënë ngushtë në një situatë të tillë. Dhe vende si Egjipti, Qiproja greke, Izraeli – dhe kryesisht Greqia – jo vetëm që janë të shqetësuara [nga kjo marrëveshje], por provokojnë edhe Bashkimin Evropian (BE)”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit