Erdogan takohet me kryesuesin e Presidencës së BeH-së, Izetbegoviç

Mos i humb

 

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është takuar me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Presidenti Erdoğan dhe kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Izetbegoviç pozuan para gazetarëve duke shtrënguar duart.

Më pas Erdoğan dhe Izetbegoviç kaluan në një takim kokë më kokë.

Para Presidencës së BeH-së Erdoğan u prit nga qindra qytetarë boshnjakë dhe turq të cilët mbanin pankarta me mbishkrimin “Mirë se erdhe Lider (Reis)”. Erdoğan dhe Izetbegoviç së bashku përshëndetën qytetarët.

Presidenti turk për një kohë bisedoi edhe me veteranin e luftës së Bosnjës, Mujo Aganoviç.

Erdoğan dhe Izetbegoviç, të cilët do të marrin pjesë edhe në takimin mes delegacioneve të të dyja vendeve, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit