Erdogan: Të angazhuar për të mposhtur ISIS

Mos i humb

Turqia mbetet e angazhuar për të mposhtur të ashtuquajturin Shtet Islamik dhe grupet e tjera terroriste në Siri, shkruan presidenti turk Recep Tajip Erdogan për gazetën amerikane ”New York Times” duke siguruar se nuk do të ketë fitore për terroristët.

”Turqia mbetet e angazhuar për stabilizimin e situates dhe luftë ndaj shtetit ekstremist islamik”, thekson ai.

“Presidenti Trump ka marrë vendimin e duhur për t’u tërhequr nga Siria, por tërheqja e SHBA duhet të planifikohet me kujdes dhe të zbatohet në bashkëpunim me partnerët e duhur për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkësisë ndërkombëtare dhe popullit sirian”, shton Erdogan.

”Turqia, që ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, është i vetmi vend me fuqi dhe angazhim për ta zbatuar atë detyrë”, thekson ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit