Erdoğan thirrje për mobilizim global në luftën kundër COVID-19

Mos i humb

Plane për shpronësim në zonën ekonomike në Malishevë, me çmim 7 mijë fish më shtrenjtë se ishte blerë

Shpronësimet për zonën ekonomike të Malishevës u kanë kushtuar me hetim disa zyrtarëve të ish-qeverisjes së Ramush Haradinajt. KOHA...

Në Kroaci edhe 56 persona me koronavirus

Që nga dita e djeshme në ora 16:00 pasdite, në Republikën e Kroacisë 56 pacientë të rinj janë konfirmuar me COVID-19, i...

Plani i riatdhesimit u mbyll dje/ Ministria njoftim të rëndësishëm për shqiptarët e bllokuar jashtë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka informuar gjithë qytetarët shqiptarë të bllokuar jashtë Republikës së Shqipërisë, se plani i riatdhesimit...

“Koronavirusi mund të mbijetojë në ajër në disa ambiente”, ja çfarë tregon studimi i OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetit po shqyrton “masat paraprake ajrore” për stafin mjekësor pasi një studim i ri tregoi se koronavirusi mund të...

Vendet në gjithë botën duhet të ndërmarrin veprime të shpejta për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri, kërkoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Unë i ftoj të gjitha vendet të marrin pjesë në mënyrë të drejtë në luftën kundër kësaj krize globale shëndetësore, derisa i gjithë njerëzimi të marrë frymë nga lirshëm”, tha Erdoğan para liderëve të botës në Samitin e Jashtëzakonshëm të G20-tës për virusin, në të cilin ai, si gjithë liderët e tjerë, mori pjesë përmes një lidhjeje me telekonferencë.

Erdoğan tha se të gjitha vendet duhet të mobilizohen sa më parë, njëjtë sikurse gjatë krizës financiare globale.

“Asnjë vend nuk e ka luksin të zbatojë politika proteksioniste dhe të njëanshme”, tha presidenti turk.

Ai deklaroi se në këtë proces nëpër të cilin po kalon bota, të gjith vendet janë të detyruara të shërbejnë si udhëzues, të marrin përgjegjësi mbi supe dhe të shfaqin bashkëpunim në nivel global.

“Të gjitha masat për të trajtuar koronavirusin duhet të jenë në përputhje me rregullat e OBSH-së dhe të inkurajojnë bashkëpunimin global”, tha Erdoğan, duke shtuar se shpërthimi i koronavirusit ka demonstruar edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit dhe pajtimit në bllokun e G20-tës.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të ndajnë përvojat e tyre në lidhje me kontrollin e pandemisë COVID-19 dhe diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.

“Ne shohim që madje shumë vende të zhvilluara kanë vështirësi serioze në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”, tha ai.

Presidenti i Turqisë po ashtu kërkoi mobilizim të resurseve financiare humanitare për rajonet e prekura nga luftërat dhe komunitetet e rrezikuara.

Erdoğan mori pjesë në samit, i cili zgjati mbi dy orë, nga Pallati Huber në Stamboll.

Ai u shoqërua nga ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, Drejtori i Komunikimeve, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, dhe diplomati përgjegjës për G20-tën në Turqi, Sherif Hayattin Demircan.

Përveç Turqisë, në samit morën pjesë Gjermania, SHBA, Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, Franca, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, India, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia, Kanadaja, Meksika, Rusia, Arabia Saudite dhe Bashkimi Evropian.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë...

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme me sodë bikarbonati

Me ndihmën e udhëzimeve do të gatuani pogaçe të shkëlqyeshme të cilën familjarët tuaj do ta adhurojnëPër të dalë pogaçja e mirë,...

Asnjë i burgosur në Burgun e Mitrovicës nuk është me koronavirus

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.

Qeveria emëron bordet e disa ndërmarrjeve publike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja...

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19),...