Erdogan: Vendimi për operacionin “Dega e Ullirit” i takon këtij populli

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se nuk do të shohin se çfarë kanë thënë të tjerët për operacionin “Dega e Ullirit”.

“Ne nuk do të shohim se çfarë kanë thënë të tjerët, çfarë mendon apo çfarë ka thënë një vend në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”. Në lidhje me këtë çështje vendimi i takon këtij populli. Ky popull do ta zgjidh vet punën e tij dhe ne nuk do të lejojmë që të marrin frymë lirshëm 3-4 të paskrupull që na provokojnë neve në kufijtë tanë”, tha Erdoğan, pas ceremonisë mortore për dëshmorin Musa Ozalkan, i cili humbi jetën gjatë një konflikti me elementët terroristë në fshatin Gulbaba të tytetit Kilis të Turqisë, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Familjarët e dëshmorit kanë marrë ngushëllime nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Binali Yıldırım, shefi Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar, si dhe nga zv/kryeministrat dhe ministra të kabinetit qeveritar të Turqisë, kryetarë të partive, pjesëtarë të ushtrisë e policisë si dhe nga një numër i madh qytetarësh.

Në një deklaratë pas ceremonisë, Erdogan tha se: “Biri ynë dëshmori Musa aktualisht na dëgjon, dhe ne jemi dëshmitarë për martirizimin e tij. Ushtria jonë po ndërmerr një operacion shumë të rëndësishëm brenda vështirësive të motit në stinën e dimrit. Kundër kujt po ndërmerret ky operacion? Sigurisht që ky nuk është në operacion i ndërmarrë kundër ndonjë race, apo populli, por është plotësisht kundër organizatës terroriste si PYD/YPG/PKK dhe DEASH. Me shpresën e Allahut ne do të arrijmë fitore bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane. Kemi besim të plotë”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit