Erdogan vizitoi Qendrën Operacionale në Hatay

Mos i humb

Në ditën e gjashtë të operacionit “Dega e Ullirit”, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi Qendrën Operacionale në Hatay.

Sipas informacioneve të siguruara nga Presidenca, presidenti Erdoğan bashkë me Shefin e Shtatmadhorisë turke gjeneralin Hulusi Akar, nga kryeqyteti Ankara kanë kaluar në Qendrën Operacionale të Komandës së Dytë Ushtarake në Hatay, e cila është përgjegjëse për transferimin dhe menaxhimin e operacionit “Dega e Ullirit”.

Presidentin Erdogan e shoqëruan edhe Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag, ministri i Mbrojtjes Nurettin Canikli, Komandanti i Forcave Tokësore gjenerali Yaşar Guler dhe guvernatori i qytetit të Hatay, Erdal Ata.

Theksohet se Erdoğan bashkë me delegacionin janë duke u informuar në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” nga Komandanti i Komandës së Dytë Ushtarake, Ismail Metin Temel dhe zyrtarë të tjerë ushtarak në Qendrën Operacionale.

Gjithashtu mësohet se edhe pritja e kryeministrit Binali Yildirim nga presidenti Erdogan është shtyrë për shkak të vizitës së papritur./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit