Erhard Busek: pse ndryshimi i kufijve është diçka realiste, edhe për Kosovën

Mos i humb

 

Ish-koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Erhard Busek tha se “për disa serbë, një problem kyç është ndryshimi i kufijve”, por që thelbi i çështjes është se Evropa është vazhdimisht në ndryshim të kufijve në tërë historinë e saj dhe se ka shumë të shembuj të tillë.

“Për ne, le të ndryshojnë kufijtë, madje edhe në rastin e Kosovës”, tha Busek në konferencën ndërkombëtare të Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim në Beograd, dedikuar për konceptet të reja të sigurisë në botë.

Busek beson gjithashtu se Bashkimi Europian duhet të integrojë vendet e mbetura ballkanike sa më shpejt që të jetë e mundur për të zgjidhur problemet e rajonit.

“Kjo do të nxiste bashkëpunimin rajonal”, siguroi Busek.

Sipas tij, ndarja mes Evropës Perëndimore dhe të Grupit të Vishegradit, problemet me Rusinë, Ballkani dhe Evropa Mesdhetare mund të zgjidhen me anë të forcimit të bashkëpunimit, pavarësisht nga dallimet politike dhe të tjera midis vendeve.

“Bashkimi Evropian kërkon qëndrim më të vendosur në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, që do të thotë sa më shpejt pranimin e mundshëm të vendeve të tjera. Kjo mund të ndryshojë karakterin e Unionit, por është e nevojshme. Sepse kjo është Evropa”, tha Busek. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit