“Është mundësia juaj për të shkruar historinë”- Ambasada Amerikane thirrje për të aplikuar për Drejtor të BKH-së. A e dini se….

Mos i humb

Ambasada amerikane në Tiranë bën thirrje për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ambasada nënvizon se përveç integritetit, duhet të plotësohen edhe kushtet ligjore, duke nënvizuar se kjo është një mundësi për të shkruar historinë.

“E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë”, shkruan ambasada ndërsa shpërndan linkun e faqes së BKH-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit