Ethet e shtatorit: Rama, gati ndryshimet në qeveri dhe kompromisin për Bashën

Mos i humb

Në mënyrë të papritur janë kthyer nga pushimet shumë shpejt jo vetëm ministrat e qeverisë “Rama”, por edhe thuajse i tërë korpusi i rëndësishëm diplomatik në Tiranë.

Burime diplomatike kanë dëgjuar të flitet për ndryshime të rëndësishme para vjeshtës në kryeqytetin shqiptar.

Vetë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ndryshim të thellë të kabinetit të tij në shtator, opozita ka thirrur për “protesta pa kthim”, kurse analistë pranë saj kanë folur për “trazira të forta”.

Ç’do të ndodhë realisht?

Gjithçka pritet të galvanizohet nga ardhja në Tiranë e të Ngarkuarit me Punë të SHBA-së, i cili do të qëndrojë në detyrë deri sa Senati Amerikan të konfirmojë ambasadoren e re.

Pritet që të hënën të konfirmohet GIP-i, siç quhet në gjuhën e DASH i dërguari i posaçëm, i cili do të kryejë konsultimet e para me aktorët politikë shqiptarë.

Po në fund të këtij muaji, është parashikuar të mbahet mbledhja e Asamblesë së PS-së, e cila pritet që të paralajmërojë furtunën e madhe në qeveri.

Siç mësohet, Edi Rama e ka vendosur se kë do të heqë e do të vendosë në kabinet.

Zëra flasin ër afro 80% të kabinetit të ribërë, por gjithsesi mbeten zëra. Megjithatë një tjetër zë, ky brenda mazhorancës, flet për rinovim total të qeverisë, përveç Arben Ahmetajt që nuk lëviz.

Ndërsa burime diplomatike flasin se Rama do ta lërë in-hold planin e tij për rinovimin e qeverisë deri në shpërthimin e “bombës Basha”, pra planit të tij për të kondicionuar një marrëveshje politike me qeverinë.

Ka shumë gjasa që ndryshimet në qeveri të jenë pjesë e paketës për një frymë të re me opozitën, paketë e cila do të përmbajë: pakt për Kryeprokurorin e ri, për krerët e institucioneve të drejtësisë, reformën e re zgjedhore dhe rishikimin e ndarjes administrative.

Ka shumë gjasa që disa nga ministrat më problematikë të përmendur nga opozita të jenë pjesë e ndryshimit, dhe në postet kyçe si drejtësia të emërohen teknokratë që kanë edhe izmën e opozitës, në mënyrë që ajo të japë “Ok” për votat e saj në zbatimin e reformës për drejtësi.

Por dilema është se kush do të marrë përsipër negociatat.

Deri tani PD-ja ka qenë në “armiqësi” si me ambasadorin amerikan, ashtu edhe me ambasadoren e BE-së.

Pritet se cili do të jetë qëndrimi pas largimit të Donald Lu-së për të parë qasjen e opozitën në vazhdim dhe çfarë kërkon realisht.

Në publick, Basha do të kërkojë largimin e Edi Ramës, por natyrisht nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, të paktën nëse nuk do të ketë kushtet përkatëse që do ta mundësojën atë.

Nga ana tjetër, një pakt politik për të ardhmen, ose deri në zgjedhjet e vitit 2019-s nuk është i pamundshëm dhe këtë e ka pranuar edhe Edi Rama në një intervistë të fundit televizive.

Çështja është që këto ofertë, si do ta konsiderojë Lulzim Basha, i cili duket se ka bërë një plan për protesta të përditshme për javët e para të shtatorit.

Synimi i këtyre protestave është që të kondicionojë ndryshimet në qeveri me një pakt frytëdhënës për opozitën.

Kontaktet mes Ramës dhe Bashës duket se kanë vazhduar në distancë, por deri tani mbahen shumë të rezervuara mesazhet e shkëmbyera.

Ndërkohë, si kryeministri, ashtu edhe kreu i opozitës mbajnë kontaktet e kujdeshme me Ilir Metën e Monika Kryemadhin për të mos pasur reragimin e fortë të faktorit të tretë politik në vend.

LSI nga ana tjetër, edhe pse po sulmon Ramën nuk i ka dhënë Bashës mbështetjen e duhur, duke mbajtur lidhje direkte me Doktorin.

Një situatë absurdi ku si gjithmonë, “askush nuk i beson askujt” për të prodhuar në fund një zgjidhje finale që edhe pse duket e momentit të fundit, e tillë nuk është.

Ajo që ndodhi më 17 maj mes Ramës dhe Bashës ishte gatuar prej kohësh nga amerikanët, por që Meta e Berisha tentoi që ta prishë deri në momentin e fundit.

Nuk ja doli dhe për këtë arsye u shkarkua me urgjencë Petrit Vasili nga posti i kreut adinterim të LSI-së. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit