Euro arrin pikën më të ulët në 11 vjet, bie nën 124 lekë

Mos i humb

Kosovë : 2 pacientë me Covid-19, në gjendje të rëndë shëndetësore

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste. Prej tyre...

Kinë, shpërthim në një hidrocentral, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në një hidrocentral në jug të Kinës. Sipas...

Ushqimet ideale për të pastruar organizmin nga helmet

Ushqimi i shëndetshëm bën që trupi të rigjenerohet dhe të pastrohet. Sinjali liston pesë lloje të ushqimeve të shëndetshme që ju ndihmojnë...

Gjoni: Plan ogurzi për të miratuar një palo draft për reformën zgjedhore

Pas përjashtimit me 10 ditë nga seancat plenare, deputeti i opozitës Ralf Gjoni deklaroi se nuk do...

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer poshtë 124 lekëve. Kjo është dita e dytë radhazi që euro humbet pikë gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer dje me 123.95 lekë.

Ilirjan Ligacaj, drejtor i Thesarit në Union Bank, shpjegon për Monitor se rënia e euros po nxitet nga disa faktorë të bërë bashkë. Së pari kemi hyrë në muajin e fundit të vitit dhe raporti i këmbimit euro/lekë fillon të preket nga efektet sezonale. Ai thotë se gjatë këtij muaji pritet që euro të vijojë të jetë në nivele të ulëta. Arsye tjetër është edhe qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, gjë që e ka bërë më të shtrenjtë përkundrejt valutave.

Ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë është tërhequr nga ndërhyrjen në tregun vendas. Monedha e përbashkët ka zbritur sot në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.95, me një rënie prej 0.16 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Më pas, Banka e Shqipërisë filloi një sërë ndërhyrjesh të jashtëzakonshme, duke tërhequr më shumë se 100 milionë euro nga tregu, duke e stabilizuar kursin për pak muaj në nivelin e 126 lekëve. Por, që nga mesi i shtatorit, kur Banka e uli intensitetin e ndërhyrjeve dhe më pas sinjalizoi tregjet se do e linte kursin të lirë, euro ka shënuar një rënie të vazhdueshme graduale, duke vendosur sot një rekord të ri të dekadës së fundit.

Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, niveli minimal historik i euros ka qenë 120.9 lekë dhe është arritur në dhjetor të vitit 2007. Më pas euro u forcua, e ndikuar kryesisht nga transferimi i ftimeve të kompanive celulare jashtë vendit, duke arritur rekordin prej 141.8 lekëve në maj të vitit 2011 dhe u stabilizua për disa vjet në kuotën e 14 0 lekëve. Më pas euro filloi sërish rënien në mesin e 2016-s, duke reflektuar ofertën e shtuar pas kultivimit masiv të kanabisit në vend.

Që nga mesi i 2016-s, euro vetëm po humb pikë, si rrjedhojë e ofertës së lartë të euros në raport me kërkesën për të dhe qarkullimin e ngadaltë të monedhës vendase.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...