Eurodeputeti Kukan: BE hapi rrugën për negociata me Shqipërinë

Mos i humb

 

 

Me anë të një deklarate, eurodeputeti Eduard Kukan, thotë se Shqipërisë dhe Maqedonisë u është dhënë një vit kohë për të shkuar më pas në tryezën e negociatave.

Ai thotë se dy vendet meritojnë një mesazh të qartë për hapjen e negociatave, ndërsa thekson se do të punojë gjatë kësaj kohe me partnerët nga dy vendet.

“Unë përshëndes konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të djeshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Unë dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në agjendën e integrimit në BE. Ata meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit. Këtyre vendeve u është dhënë një vit kohë të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE. Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave. Unë pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të ec me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit”, thuhet në deklaratën e Kukan.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit