Eurogrupi: Greqia në rrugën e suksesit

Mos i humb

Besimi është i mirë, por kontrolli akoma më i mirë. Ministrat e Financave të eurogrupit në takimin e Sofjes filluan përgatitjet për dhënien fund të programit të ndihmave për Greqinë. Por kontrollet do të vazhdojnë.

„Ne duam me Greqinë të krijojnë një histori suksesi”, tha kreu i ri i eurogrupit, Mario Centeno. Ministri portugez i Financave e di përse bëhet fjalë, këtë rrugë si Greqia e ka përshkuar edhe vendi i tij, Portugalia. Sot ajo konsiderohet shembull. Në takimin e ministrave të Financave të eurozonën një gjë ishte e qartë: Drama disa vjeçare greke duhet të marrë fund por një fund i kontrolluar dhe një fund i mirë.

Shenjat janë pozitive: Me 4% sufiçit buxhetor dhe 2% rritje ekonomike këtë vit, duket se Greqia po rimëkëmbet. Qeveria e Alexis Tsipras ëndërron që tani që nga 20 gushti të jetë një vend „i lirë”, pa zinxhirët e programeve të ndihmës dhe mbikqyrësit e institucioneve të kreditorëve. 90% e rrugës është përshkuar, tani bëhet fjalë për kohën pas epokës së programeve të ndihmës. Fillimisht duhet pritur verifikimi i katërt dhe i fundit i progresit grek në mesin e majit. Duket se brenda eurogrupit ka vullnet për të mbyllur një sy para pikave ende të paplotësuara të programit apo kushteve që ende zvarriten. Jo vetëm Athina, edhe eurogrupi kërkon t’i japë fund programit të ndihmave.

Besimi është i mirë, kontrolli…

Por ndryshe nga Portugalia, besimi i ministrave të Financave të eurogrupit tek qeveria greke duket se është i kufizuar. „Ne duhet të mënjanojmë gjithçka që duket si një program i ri”, deklaroi komisioneri i BE-së për valutën, Pierre Moscovici. Ai i vlerëson mekanizmat e tjerë të nevojshëm të kontrollit si „bazikë por jo ofensivë”. Eurogrupi do të jetë i sigurtë se Athina i mbetet besnike kursit financiar të kursimeve, një kurs që mbetet i parashkruar për këtë vend po të kujtosh se borxhet shtetërore greke kapin 180% të prodhimit të brendshëm bruto. „Mbikqyrje e fortë”, quhet instrumenti i papërdorur ende i programit të ndihmave.

Ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos paraqiti në takimin e Sofjes planet ekonomike të qeverisë greke, dhe mori miratimin e eurogrupit. Por reformat e rëndësishme në sistemin e tatimeve dhe atë social janë ende të papërfunduara, vitin e ardhshëm në Greqi zhvillohen zgjedhje, gjë që mund ta joshë qeverinë për të bërë „dhurata” që i shkojnë krizës greke. Greqia duhet të rrisë produktivitetin dhe investimet u tha në analizën e ministrave të Financave në Sofje.

Pritje në Berlin për lehtësimet në borxhe

FMN ka kërkuar lehtësime të ndjeshme të borxheve greke, që Greqia të arrijë të aftësohet në plan afatmesëm. Këtu nuk bëhet fjalë për të fshirë borxhet, por shtyrja e tyre në një të ardhme edhe më të largët. „Ne jemi shumë të duruar, por një ditë kreditë duhet të kthehen”, tha Klaus Regling, kreu i mekanizmit të shpëtimit të euros, ESM. Ai ka besim se me FMN do të gjendjet një zgjidhje që siguron kthimin e këtyre borxheve. Franca ka propozuar që kthimi i borxheve greke të lidhet me rritjen ekonomike. Nëse ajo është më e lartë, atëherë duhet paguar më shumë, nëse ekonomia lëkundet, edhe pagesat uken.

Duket se për Greqinë do të arrihet shtyrja e borxheve përtej vitit 2050. Por ministrat e Financave presin vendimin e Berlinit. Ministri i ri i Financave, Olaf Scholz u prit miqësisht, por ai nuk solli një plan me vete. Scholz nuk mund të bëjë propozimin gjerman për fazën e fundit të krizës greke, për sa kohë në Berlin ka grindje për kushtet me të cilat duhet të hyhet në këtë fazë. Ne vjeshtë u prit për krijimin e qeverisë gjermane, tani pritet që ministri i Financave të bëhet aktiv.

Franca del në krye të grindjes tregtare

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire e mori fjalën në Sofje jo vetëm për grindjen tregare me SHBA. Ai kërkoi që Uashingtoni ta përjashtojë në mënyrë të vazhdueshme BE nga doganat ndëshkuese për aluminin dhe çelikun. Ai konfirmoi linjën europiane, se nuk mund të negociohet me pistoletë në kokë dhe që nën presion të bëhen lëshime. La Maire i bërë presidentit Trump një ofertë „ne jemi të gatshëm të diskutojmë për Organizatën Botërore të Tregtisë, dhe për përmirësime në sistemin tregta rmultilateral. Por fillimisht duhet të mos flitet më për dogana ndëshkuese”. Le Maire konfirmon kështu qëndrimin europian, në të njëjtën kohë e nxjerr Francën në vende të parë për negociatat e mëvonshme të mundshme./DW

/Ora News.tv/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit