Eurokomisioneri nga pika e emergjencës në Vorë: BE në krah të Shqipërisë. Rama e kap sërish me mediat: Vrapuat të thoshit gabim se…

Mos i humb

Kreu i qeverisë Edi Rama, bashkë me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, kanë inspektuar një nga pikat e Emergjencës në Vorë, ku janë vendosur banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës tij kryeministri sugjeroi mediat që të informojnë mirë publikun në lidhje me fondin e dhënë dje nga BE, pasi sipas tij ky nuk është përfundimtar, por është vetëm faza e parë. Mes të tjerash ai tha se KE ka konfirmuar se do të mblidhet konferenca e Donatorëve, ku do të kërkohen fonde nga shtete të ndryshme për Shqipërinë, gjë që sipas tij do të kishte dashur të mblidhej në janar.

“Së pari informoni mirë publikun në lidhje e fondin e dhënë dje nga BE, që është vetëm një fond i parë i garantuar me shpejtësinë maksimale për një fazë paraprake. Nuk është fondi i përgjithshëm i mbështetjes së BE, siç si gjithmonë shumë kush prej jush vrapoi ta thoshte gabim. Siç e tha komisioneri, KE është angazhuar me ne për të pasur një raport të detajuar të mbi bazën e këtij raport të detajuar për post-katastrofën. Dhe mbi bazën e tij do të vihet në lëvizje mekanizmi i financimit të BE për rindërtimin, për aq sa mund të mbulojë. Dje në samitin e NATO-s kam marrë nga liderët e pranishëm shprehjen e gatishmërisë për të marrë pjesë në një konferencë donatorësh, për të mbledhur fonde nga shtetet dhe jo vetëm nga BE. Presidentja e Komisionit ma ka konfirmuar se KE do të jetë koordinatori i kësaj konference që së shpejti do të dimë se ku dhe kur do të bëhet. Bëhet fjalë për një kohë të shpejtë. Unë kam kërkuar jo më larg sesa janari. Nuk është në dorën time. Por do harrojmë që ta realizojmë jo më larg se janari.”, pohoi Rama.

Ndërkohë, Eurokomisioneri Janez Lenarcic tha se BE është në krah të Shqipërisë për ta mbështetur atë me asistencë, si dhe fonde, pasi të përllogaritet shuma e dëmeve.

“Gjeja e parë që duhet të ndodh është që si fillim bëhet një vlerësim i nevojave që ndodhin pas katastrofës. KE ka qenë në kontakt jo vetëm me BE por dhe me Bankën Botërore dhe pasi të jetë bërë kjo gjë do të kemi një shifër dhe më pas në bazë të kësaj shofer do të japin asistencën tonë, që të jemi në krah të Shqipërisë në këtë fazë.”, tha Lenarcic.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit