Exit Poll-i nxjerr fitues Haki Rugovën

Mos i humb

Sipas një Exit Poll-i të realizuar në Istog nga “Projekti Hop”, fitues i zgjedhjeve lokale në këtë komunë del të jetë Haki Rugova i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rugova sipas këtij Exit Poll-i ka marrë 53.6 përqind, ndërsa Gani Dreshja i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 46.3 përqind, njofton Klan Kosova.

Para pak minutash ka përfunduar rivotimi në komunën e Istogut, ndërsa ky ka qenë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit