Fabrikë e re për barnat/ Përfundon ndërtimi në Shqipëri i “Noval”

Mos i humb

Rama-Bashës: Mos na provokoni! S’ua kemi borxh as ne, as populli. Morët gjithçka deshët!

Kryeministri Edi Rama vazhdon t’i bëjë thirrje Bashës për çështjen e marrëveshjes së 5 qershorit, ku përsërit thirrjen që opozita jashtë parlamentit...

Basha me tone të ashpra: Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të fshehur dështimin e tmerrshëm ndaj Covid!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa thekson se ai po provon çdo lojë të...

Japoni, 63 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur...

Iran, rritet në mbi 12.600 numri i viktimave nga COVID-19

Me 188 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.635 numri...

Me një investim prej 20 milionë eurosh ka nisur punën një fabrikë e re e prodhimit të barnave, e quajtur “Noval”, e cila u vizitua nga kryeministri Edi Rama.

“Investimi ka 6 vjet që ka filluar. Tani është drejt përfundimit. Në tetor presim të fillojmë me pjesën e repartit të ampulave, pastaj kemi të tabletave. Brenda 6-mujorit të parë të 2020-ës mund të marrin certifikatën e prodhimit. Ka shumë kërkesa për vendet perëndimore, Gjermani, Belgjikë. Janë 40 punonjës. Mendojmë të shkojmë te 150 persona,” shprehet ndër të tjera investitori.

Kryeministri Edi Rama e vuri theksin në krijimin e një mundësie bashkëpunimi mes kësaj kompanie dhe Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në mënyrë që të gjitha produktet ushqimore të prodhuara në vend të marrin vulën e cilësisë dhe të sigurisë nga ky laborator modern.

“Do ishte vërtet shumë me interes edhe reciprok që të shikojmë mundësinë e një projekti bashkëpunimi me laboratorin tuaj, që është në standardet më të larta europiane për sigurinë ushqimore, një projekt bashkëpunimi mes AKU-së dhe jush që do të na garantonte rezultate spektakolare dhe njëkohësisht transparencë të madhe në raport me të gjithë prodhuesit dhe tregtuesit, në mënyrë që të mos kemi shumë fjalë e diskutime dhe për më tepër është shumë e rëndësishme dhe në kuadrin e të gjithë këtyre lehtësimeve që duam të bëjmë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën me Malin e Zi për të pasur njohje reciproke të rezultateve. Pra, nëse shkon një produkt me certifikatën tuaj s’kanë çfarë i kontrollojnë më ata. Kjo na vendos në pozita shumë pozitive dhe në raport me Bashkimin Europian që e ka kërkesë shumë strikte sigurinë ushqimore,” u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri tha se me ndërhyrjet e planifikuara në Kodin Penal për të gjithë ata që abuzojnë me cilësinë e prodhimeve ushqimore do të kemi një treg më të sigurt për konsumatorët shqiptarë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në...

Me më shumë se 13 milion të infektuar në të gjithë botën, Amerika po mbyllet përsëri

Numri i rasteve të raportuara të infeksionit me koronavirus në botë tejkaloi 13 milion. Në vetëm pesë ditë, nga 8 korriku deri...

Në Rusi regjistrohen mbi 746 mijë raste infeksioni dhe më shumë se 11700 viktima Covid

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.

Iran, 199 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 13.410 numri...

Kinë: Në ashensor gruaja pa simptoma Covid infekton 71 persona në 60 sekonda

Një grua asimptomatike në ashensor arriti të infektonte rreth shtatëdhjetë njerëz. Gruaja ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara dhe...