Facebook dhe Instagram “fiken” për orë të tëra!

Mos i humb

Si Facebook edhe Instagram kanë pasur probleme për 14 orë një ditë më parë duke pasur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këto rrjete sociale.

Platforma me e madhe sociale e globit Facebook përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e saj.

Për një pjesë të mirë të ditës së mërkure, përdoruesit e facebookut nuk arritën t’i përdorin dot shërbimet kryesore të rrjetit. Një situatë e tillë nuk ishte parë që prej 2008-tës, kur gjigandi i internetit pati një bllokim të ngjashëm, dhe atëherë ai kishte 150 milionë përdorues, krahasuar me 2.3 miliardë që ka sot.

Per disa përdorues, problemet që preken jo vetëm facebookun, por edhe Instagramin e Whatsapin, vazhduan më gjatë. Ende nuk është dhënë një shpjegim për arsyen e kësaj ndërprerjeje masive, por në përgjigje të thashethemeve që nisen të qarkullojnë, kompania u përpoq të sqaronte se problemet nuk ishin pasojë, siç thuhet, e një sulmi kibernetik të njohur si DDoS –që përfshin shenjëstrimin e një shërbimi me volum jashtëzakonisht të lartë aktiviteti.

Në kohen kur Facebook dhe Instagram ishin jashtë funksionit, shumë përdorues u aktivizuan ne Twitter, duke bërë shaka për ndërprerjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit