Facebook e pranon: Po, kemi përgjuar bisedat në Messenger, por…

Mos i humb

Facebook është bërë kompania e fundit që pranon se kontraktorët e saj kanë dëgjuar bisedat e përdoruesve pa dijeninë e tyre, një praktikë që kompania tani thotë se është “ndalur”.

Duke përmendur kontraktorët që punuan në projekt, Bloomberg raportoi të martën se kompania punësoi njerëz për të dëgjuar bisedat audio të kryera në Facebook Messenger.

Praktika përfshinte përdoruesit që kishin zgjedhur në Messenger të kishin zërat e tyre me zë të transkriptuar.  Kontraktuesit kishin për detyrë të ri-transkriptojnë bisedat në mënyrë që të vlerësojnë saktësinë e mjetit automatik të transkriptimit.

“Ashtu si Apple dhe Google, ne ndaluam shqyrtimin e audios më një javë më parë,” i tha një zëdhënës i Facebook-it medias britanike The Guadrian.

Facebook është kompania e katërt e madhe që është ekspozuar ndj përgjimeve audio pa lejen e përdoruesit. Një gjë të tillë raportohet se e ka bërë edhe shërbyesi Aleksa, Skype dhe WhatsApp. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit