Facebook, iTunes dhe Spotify qëndrim të përbashkët kundër “gjuhës së urrejtjes”

Mos i humb

 

Facebook, iTunes dhe Spotify hoqën nga platformat e tyre qindra publikime të InfoWars, markës Jones dhe teoricienit të komplotit Alex Jones.

Në një deklaratë të publikuar nga Apple theksohet se publikimet e Alex Jones dhe InfoWars janë hequr nga iTunes dhe aplikacionet e rrjedhës së transmetimit. Ndër të tjera në deklaratë është përdorur shprehja se “nuk tregohet tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes”.

Po ashtu edhe Facebook ka njoftuar se ka hequr nga platforma e saj faqen e InfoWars për shkak të “gjuhës së urrejtjes”. Në anën tjetër gjithashtu edhe Spotify, shërbimi për të dhënat dhe rrjedhën e muzikës ka deklaruar për BBC-në se ka hequr nga listat e rrjedhës së publikimeve “The Alex Jones Show”.

Alex Jones, i cili kritikohet në masë për shkak të teorive se qeveria e Washingtonit ka planifikuar sulmet e 11 korrikut, ai gjithashtu kishte pretenduar se kanë qenë aktorë, fëmijët të cilit u deklaruan se kishin humbur jetën në sulmin e kryer në vitin 2012 ndaj shkollës fillore Sandy Hook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit