Facebook jua humb gjurmët 2 miliardë llogarive false dhe joaktive

Mos i humb

Facebook ka çaktivizuar 2.19 miliardë llogari në çerekun e parë të këtij viti, gati dyfishi i atyre të çaktivizuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ata kanë bërë me dije se çaktivizuan numër rekord të llogarive joaktive dhe false, duke dhënë edhe informacionin se 5% e llogarive të rrjetit më madh social janë të rreme.

Analiza e tyre u bë intensivisht në tre muajit e fundit, që përkon me periudhën kur Facebook është kritikuar për shkeljen e të drejtave të privatësisë si dhe shpërndarjen e informacioneve jo të sakta.

Kompania me bazë në Kaliforni tha se ka bërë përparime në luftimin e gjuhës së urrejtjes, duke detektuar dhe larguar në mënyrë automatike më shumë se 65% të përmbajtjes së gjithë asaj që është postuar nga ditëlindja e rrjetit, në vitin 2008.

Facebook rrëzoi mbi 4 milion postime që i konsideroi si gjuhë e urrejtjes vetëm në çerekun e parë të këtij viti, dhe vazhdon të investoj në teknologji që detekton materiale të tilla.

Qysh prej kur u lansua, Facebook është bërë një rrjetet më popullore në internet, me më shumë se 2.38 përdorues mujor aktiv sipas të dhënave të fundit të marsit 2019. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit