Facebook me probleme

Mos i humb

Facebook vazhdon të vuajë probleme të rëndësishme pasi gjatë gjithë natës nuk ka punuar.

Faqet kryesore, përfshi dhe ato të organizatave mediatike, raporton The Independent, e kanë pasur të pamundur të postojnë linqe në faqet e tyre.

Kjo do të thotë se Newsfeed i cdo përdoruesi ka qenë disi i çuditshëm këtë mëngjes. Kjo pasi gjatë natës përdoruesit nuk kanë patur akses në Facebook apo Instagram.

Videot e postuara dhe postimet nga profilet normale, kanë punuar rregullisht. Pra, NewsFeed kanë qenë plot por pa artikuj të rinj nga faqet që ata ndjekin.

Përfaqësues të Facebook thonë se po hetojnë për problemin dhe shpresojnë ta rregullojnë sa më shpejt./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit