Facebook ndërmerr një hap të madh drejt luftimit të llogarive të rreme

51
0

Facebook ka eksperimentuar në fshehtësi një sistem të ri të verifikimit të llogarive, që u kërkon përdoruesve të realizojnë një video selfie, për provuar se janë të vërtetë.

Masa e re, e cila aktualisht është duke u testuar në kufizim, u kërkon përdoruesve të mbajnë telefonin e tyre në nivelin e syrit me kamerën e aktivizuar dhe më pas të vendosin fytyrat e tyre në një kornizë rrethore që shfaqet në ekran, transmeton lajmi.net.

Përdoruesit pastaj incizojnë një video selfie në vijim të kërkesave që iu ofrohen atyre, në anën e djathtë, në të majtë, dhe pastaj përsëri përpara.

“Kjo na ndihmon të konfirmojmë identitetin tuaj dhe të kontrollojmë nëse llogaria është e rreme apo jo”, thotë një mesazh brenda programit nga Facebook në fillim të procesit.

Aplikacioni premton se “askush tjetër” nuk do ta shohë videon, por nuk specifikon se nga kush do kontrollohet.

Facebook thotë se video do të fshihet 30 ditë pasi të konfirmohet identiteti i përdoruesit, sipas një raporti nga Fast Company.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here