Facebook rrezikon të gjobitet nga BE-ja me një shifër sa 4% e të ardhurave globale

Mos i humb

Facebook, rrjeti social me i përdorur mund të përballet me një gjobë miliarda dollarëshe, pasi rregullatorët evropianë deklaruan se do të nisin një investigim mbi dështimin e kompanisë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të saj.

Për vite të tëra, Facebook u dha disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë mundësinë për të ndërhyrë  në të dhënat personale të përdoruesve, duke i përjashtuar këto partnerë nga rregullat e saj të zakonshme të privatësisë, sipas të dhënave të brendshme dhe intervistave, sipas The New York Times.

Marrëveshjet e veçanta janë të detajuara në qindra faqe të dokumenteve të Facebook të fituara nga The New York Times.. Ata gjithashtu nënvizojnë se si të dhënat personale janë bërë mallet më të çmuara të epokës digjitale, të tregtuara në një shkallë të gjerë nga disa prej kompanive më të fuqishme në Silicon Valley dhe më gjerë.

Pas lajmit se Facebook ka ekspozuar fotot e 6.8 milionë përdoruesve do të hetohet nga Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili mbikëqyr mbarëvajtjen e Facebook me ligjet evropiane.

Për faktin se nuk ka njoftuar autoritetet evropiane brenda 72 orëve nga zbulimi i sulmit kibernetik, rrjeti social gjendet tashmë përballë një gjobe prej 4% të të ardhurave globale. Kjo për Facebook mund të përkthehet në 1.6 miliardë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit