Falja e sabahut tregon sa e duam Allahun

Mos i humb

Gëzimi i atij djali ishte i pamasë kur një ndërmarrje e njohur e pranoi atë të punoi për ta. Ai fluturonte mbi hënë dhe ai ishte kandidati i vetëm i pranuar. Ai nënshkroi kontratë që përmban në vete se ai duhet të pranojë respektimin e orarit të ndërmarrjes, dërgimin e raporteve javore rreth aktiviteteve të tij, dhe pranimin se do të ndëshkohej nëse shkelte rregullat… Më vonë, djaloshi takoi menaxherin e tij dhe i tha, “Prej nesër e tutje, unë nuk do të vijë në kohë, dhe gjithashtu nuk do t’i dërgoi raportet javore në kohë në vend që të vonohen vetëm pak. Gjithashtu unë nuk do të të lejojë që të më dënosh mua, dhe nuk ke të drejtë që të më përjashtosh nga puna.”

Në qoftë se imagjinojmë një situatë të tillë, ne do qeshnim me sjelljen e atij djaloshi. Askush nuk do ta shoh ndryshe pos si një person të çmendur. Si mund dikush të marrë të drejtë, duke marrë parasysh se ai nuk i plotëson obligimet e tij?! Ndaj, pse shumica prej nesh bëjnë vepra të tilla madje edhe më të këqija? (Sikur që ne bëjmë mëkate më të mëdha kundër Ligjit të All-llahut të Madhëruar). Si mund që njeriu shpirtërisht i shëndoshë ti lejoi vehtes të gëzoj mirësitë e All-llahut: siç janë ushqimet, pijet, veshjet dhe kënaqë- sitë jetësore; ndërsa nuk i kryen obligimet me të cilat Ai e ngarkon, siç është p.sh. Namazi?! Dhe madje edhe nëse falet, ai atë nuk e kryen në kohë të vete ose e kryen shpejt e shpejt sikur gjeli (me shpejtësi dhe pa kujdes). Ai gjithashtu nuk përputhet me të falurit e vet e as që e kupton atë që thotë.

Duke u bazuar në një anketim të bërë nga web-faqja Islamway.com që përfshiu mbi 4000 persona, rezultatet janë si vijon: – 14% prej tyre asnjëherë nuk e kryen namazin në kohë; – 16% prej tyre rallë herë e falin në kohë; – 33% shpesh e falin në kohë; – 35% prej tyre gjithmonë e falin në kohë. Subhanall-llah! Ne nuk flasim rreth jurisprudencës rreth të cilës dijetarët nuk qenë në ujdi ose rreth një suneti të cilin kush dëshiron e kryen e kush dëshiron jo. Ne flasim rreth ABC-së së Islamit. Ne flasim rreth faljes të cilën Allahu e bëri obligim për të gjithë muslimanët – cilat do qofshin kushtet e tyre. Atëherë kur All-llahu i Madhëruar i urdhëron muslimanët të falin, Ai ua tërheq vërejtjen rreth vonesës së tij, duke thënë: “Mjer për ata që falen, – të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. (El Maun 107: 4-5) Komentatorët thonë se kuptimi i këtij verseti është vonimi i faljes pas kohës së caktuar. Ata gjithashtu thonë: “Vejl (Mjer)” është një luginë qartë e zezë në Xhehennem. A nuk i besojmë Fjalët e Allahut? Shumica e muslimanëve e neglizhojnë kohën e sabahut sikur të mos ishte aty. Prandaj ata e falin atë shumë më vonë. Në vazhdim, disa prej tyre e falin mu para namazit të drekës. Disa nuk do ta falin kurrë ose do ta falin më pastaj.

Ndaj pse gjithë ky dembelllëk yni, a e meriton Allllahu i Gjithëfuqishëm këtë? A nuk proklamojmë ne se e dona më shumë se gjith- çka tjetër? Kur dikush prej neve e dashuron dikend me dashuri të sinqertë, ai dëshiron ta takojë atë. Ai do të mendojë shumë për të. Kur të ketë takim me të, ai nuk mund të flejë deri sa ta takojë atë që e do. Ndaj, të tillë janë ato faltorë të cilët nuk e falin namazin e sabahut në të vërtetë për dashuri ndaj All-llahut. A i respektojnë në të vërtetë ata urdhërat e Tiij? A dëshirojnë ta takojnë Atë? Të paramendojmë se një multimilioner i ofron njërit nga punëtorët e tij për çdo ditë nga 1000$, vetëm me një kusht, që punëtori për çdo ditë doemos ta thirrë punëdhënësin e tij në mëngjez që ta zgjojë dhe të ik. Kjo gjë e thjesht, punëtorit nuk do t’i kushtojë më tepër se disa minuta në ditë. Kjo ofertë e shkëlqyeshme dhe shpirtëgjërë do të zgjatë derisa punëtori të vazhdojë rregullisht ta zgjojë punëdhë- nësin e tij. Përndryshe, oferta e tij do të ndërpritej menjëherë, dhe nga punëtori do të kërkohet që t’i kthejë të gjitha të hollat që i ka pranuar, në qoftë se neglizhon vetëm një herë ta zgjojë punë- dhënësin pa arsye. Ndaj, nëse ti, vëllau im musliman, do të ishe ai punëtor, a do ta neglizhoje ta thirrje shtëpinë e punëdhë- nësit?

A nuk do të kujdeseshe të fitoje për çdo ditë nga një mijë dollarë? Me siguri që jo – dhe nëse ndodh që një mëngjez të dështosh – mundohu që të arsyetohesh se në të vërtetë nuk qenë në gjendje ta zgjosh? Për All-llahun është shembulli më i lartë, ndaj çfarë me ty vëllau im i dashur drejt Zotit, All-llahut të Gjithëfuqishëm? Ai është i Një i Vetëm, që të jep ty mënyrën e jetesës dhe që të dhuroi ty me çdo gjë, këto mirësi janë krejtësisht shumë më tepër se një milionë dollarë në ditë. Është Ai i Gjithëfuqishëm i Cili thotë: “Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës.” [Ibrahim: 14 : 34] A nuk meriton ky Zot i Gjithëmëshirshëm, Dhuruesi më i madh, që të zgjohesh për Të çdo mëngjez rreth orës 5 (gjatë verës kurse gjatë dimrit edhe më vonë) dhe ti falënderosh Atij vetëm pesë deri në dhjetë minuta për dhuntitë e mëdha të Tij?

Gjykimi ndaj atyre që neglizhojnë faljen e sabahut në kohë: All-llahu i Madhëruar thotë: “Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni Allahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” [En Nisa, 4: 103] Islami është një rrugë e logjikshme jetese… Është sikur një marrëveshje në mes Zotit të Madhëruar dhe robit të Tij të përulur. Duke u bazuar në këtë marrë- veshje, robi kryen detyrime të caktuara para All-llahut. Me respekt ndaj këtyre obligimeve, All-llahu do t’i dhuroj robit të drejtat dhe privilegjitë. Është e pandjeshme që ju të pajtoheni me kontratën, dhe, menjëherë pastaj, ju të bëni çfarë të doni dhe të neglizhoni çfarë nuk ju pëlqen. Allllahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “O ju që besuat, hyni në islamin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët.” [El-bakare, 2 : 208]

Komentuesit e Kur’anit thonë: Kjo nënkupton të pranosh Islamin me të gjithë legjislaturën dhe rregullat. Allahu u hidhë- rua me Benu Israilët kur ata kryen atë që donin nga Feja e Tij dhe neglizhuan të tjerat. Mu për këtë, Ai iu drejtua atyre duke u thënë: “Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkatë e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni konpensim për (t’i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni? Ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtë- rim në jetën e kësaj bote, e në ditën e gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.” [ElBekare: 2 : 85] Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, ata që nuk e kryejnë namazin e Sabahut dhe jacisë me xhemat i konsideron munafikë. Ndaj çfarë mendoni për ata të cilët nuk e falin fare, as me xhemat e as të vetmuar në shtëpi? – Pejgamberi (paqja e All-llahut qoftë mbi të): “Nuk ka falje (namaz) më të rëndë për hipokritët (dyftyrshët) se sa namazi i sabahut dhe i jacisë. Dhe sikur ta dinin ata çfarë ka në to (çfarë shpërblimi, thevabi), ata do të kujdeseshin për të ashtu që do të vinin madje duke u zvarritur.” (Transmeton Buhari)

All-llahu i Madhëruar përmend se heq dorë nga ata që neglizhojnë obligimin e namazit. Përveç kësaj, Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, thotë: “Mos e leni kryerjen e namazit qëllimisht ngase kushdo që vepron ashtu, nga ai do të heq dorë All-llahu dhe Pejgamberi i Tij.” (Transmeton Imam Ahmedi) Ashtu dëshiron, vëllau dhe motra ime muslimane, që më të afërmit të heqin dorë nga ty? Ndaj si e neglizhon namazin dhe ashtu shkakton që All-llahu të heq dorë nda ty? Mirë… çfarë duhet të bëjë unë? – Çdokush prej neve duhet ta rregulljo alarmin e orës që të ngrihet ta falë namazin e sabahut. – Ne duhet që namazit t’ia japim statusin e tij në jetët tona, dhe ne duhet ti disiplinojmë punët tona në koordinim me kohët e rregullta të namazit. (për fat të keq, ne thjesht veprojmë të kundërtën). –

Ne duhet të flejmë më herët dhe të zgjohemi për sabahun dhe mandej të shkojmë në punë. Manjëherë pas sabahut, All-llahu ndanë rizkun e njerëzve. – Çdokush prej neve duhet të kërkojë shoqëri e cila do ta zgjojë atë për faljen e sabahut. Përveç kësaj, ata duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin në kryerjen e veprave të mira. – Ne duhet gjithnjë të bëjmë duanë e natës (para fjetjes, në të cilën kërkojmë nga Allahu që të na ndihmojë në namazin tonë. – Të ndjehemi fajtorë në qoftë se na ik dhe një namaz i vetëm. Madje, ne duhet të premtojmë që kurrë nuk do të përsë- ritet një mëkat i tillë. Le të na bëjë All-llahu prej atyre që në të vërtetë e duan Atë. Le të na jep sinqeritet në fjalë dhe në vepra. (Amin) Përfundimisht, çfarëdo që në këtë artikull është e drejtë, është vetëm se dhuratë nga Allllahu. Dhe çdo gabim apo mangësi është prej meje apo shejtanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit