Farmacistët kërkojnë kohë; “Ulja e çmimit të ilaçeve të bëhet pas një muaji”

Mos i humb

Pas lajmit për uljen e çmimit të barnave me afro 5 % për shkak të indeksimit që pritet të ndodhë në fillim të muajit mars kanë reaguar farmacistët.

Ata kërkojnë t’u jepet kohë minimumi një muaj pas daljes së vendimit.

Sipas farmacistëve kjo i dëmton ata financiarisht përshkak të stokut të barnave, të cilat tanimë duhet t’i shesin më lirë ndërkohë që i kanë blerë me çmim tjetër nga distributori.

“Askush nuk është kundër. Duhet të japin kohë që të tregtojmë ato barna qe kemi stok”, u shpreh Diana Toma, president i urdhrit të farmacistëve.
Për shkak të mungesës së herëpashershme të barnave në tregun farmaceutik, farmacitë mundohen t’i sigurojnë ato për një kohe të gjatë duke krijuar stok barnash për të cilin tanimë ndëshkohen me humbje.

“Stok krijohet edhe për shkak të recetës dy mujore që ka nisur të aplikohet”, tha Diana Toma.

Ndryshimi i çmimeve të barnave ka dëmtuar çdo vit farmacistët, por këtë radhe kjo ndodh më parë se të hyjë ne fuqi libri i ri barnave me rimbursim.

Të kontaktuar nga Top Chhannel disa farmacistë thonë se do t’u kërkojnë distrubitorëve që t’i rimbursojnë ashtu sikurse ata vete rimbursohen nga kompanitë farmaceutike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit