Fatmir Limaj falenderon TIKA-n për investimet në Kosovë

Mos i humb

Organizata për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, është pritur në takim nga zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ku ky i fundit e falenderoj TIKA-n për të gjitha projektet e realizuara në Kosovë.

Mes tjera, përmes faqës zyrtare në facebook “TIKA Kosova” thuhet se në këtë takim është biseduar edhe për projektet  që do të realizohen gjatë vitit 2019 nga TIKA,  në fushën e infrastrukturës dhe rritjen e punësimit.

Postimi i plotë:

“Sot në ambientet e Qeverisë së Republikës së Kosovës jemi takuar me Zëvendëskryeministrin z.Fatmir Limaj. Duke u falënderuar TIKA-së për projektet e realizuara në Kosovë së bashku me Zv.Kryeministrin kemi bashkëbiseduar për projektet të cilat mund të realizohen gjatë vitit 2019 në fushën e përforcimit të infrastrukturës ekonomike dhe rritjen punësimit”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit