Fatmir Sejdiu mbështet dialogun me Serbinë

Mos i humb

Është mbajtur sot tryeza e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë-Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet të përsërisë”, në të cilën morën pjesë ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish ministri Hajredin Kuçi.

Ka pas pretendime të Serbisë që në një forma apo tjetër kanë qenë synime dhe tendencë e saj që futja e Kosovës në Kushtetutën e Serbisë ta paraqet një bazë të re juridike të moslejimit të shkëputjes së saj nga trungu, kështu tha ish Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, në tryezën për diskutim.

Më tutje, ai tha se Serbia ka pas përpjekje të vazhdueshme të Serbisë që Kosovën ta vënë në një rrafsh tjetër dhe se të gjithë ne nuk mund të jemi imun ndaj zhvillimeve të mëvonshme që do të ndodhin në Republikën e Kosovës.

“Janë bërë zhvillime dinamike, duke pas parasysh që nuk mund të jem as une e as ju imun ndaj zhvillimeve të mëvonshme që do t’i kem në vend. Mund të jetë një përpjekje për ta vënë Kosovën në një rrafsh tjetër. Unë them që kjo përpjeke ka qenë edhe e mëhershme e Serbisë, ka qenë edhe në kohën kur kanë filluar me ide të llojllojshme. Kosova ka parqitur rastin sugenis ashtu siç e ka prezantuar Ahtisari në projektin e tij. “, tha Sejdiu.

Ndër të tjera, ai shtoi duke thënë se gjatë kohës sa unë isha president i vendi, nuk kam qenë kundër dialogut dhe se një dialog i tillë është i nevojshëm për shtetin.

“Unë dhe institucionet nuk kemi qenë kundër dialogut , por të jetë një dialog që temë përcaktimi ka nevojën e relaksit dhe normalizimin e marrëdhënieve më serbinë.

Dialogu do të jetë i nevojshëm për tema të shumta që kanë shteti, si lëvizja e lirë, çështja e zhvillimit ekonomik, e shumë të tjera”, u shpreh Sejdiu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit