Fëmijët aktivizojnë granatën, 3 të vrarë në Afganistan

Mos i humb

 

 

Një grup fëmijësh aktivizoi të dielën një granatë të pashpërthyer në një zonë të banuar në krahinën Nangarhar të Afganistanit, ku si pasojë humbi jetën një grua dhe dy fëmijë.

Zëdhënësi i guvernatorit të krahinës Nangarhah, Attahullah Khogyani, deklaroi se si pasojë e shpërthimit, të plagosur kanë mbetur shtatë fëmijë.

Siç tha ai, bëhet fjalë për një granatë të hedhur mbrëmë nga rebelët, por që nuk kishte shpërthyer.

Afganistani është përplot me mina dhe mjete tjera shpërthyese të paaktivizuara, që kanë mbetur nga lufta disa dekadëshe, ku çdo vit humbin jetën qindra persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit