Fëmijët e Jemenit paguajnë koston më të madhe të konfliktit

Mos i humb

Konflikti gjashtë vjeçar në Jemen ka pasur një ndikim shkatërrues te fëmijët në atë vend, duke i shtyrë disa prej tyre në prag të depresionit, ka thënë një grup i të drejtave me qendër në Britani të Madhe.

Një studim i kryer nga “Save the Children” zbuloi se një në pesë fëmijë në Jemen ndihet i frikësuar.

Në përgjithësi, 52 për qind e fëmijëve të intervistuar nga grupi raportuan se nuk ndihen kurrë të sigurt kur janë larg nga prindërit e tyre dhe 56 për qind e tyre thanë se nuk ndihen të sigurt kur ecin vetëm.

Sondazhi, i cili përfshinte më shumë se 1.250 fëmijë, prindër dhe kujdestarë të rritur, zbuloi se 38 për qind e kujdestarëve raportuan një rritje të makthit të fëmijëve dhe 8 për qind raportuan një rritje të urinimit të fëmijës së tyre në shtrat.

Sipas sondazhit, 18 për qind e fëmijëve raportuan se gjithmonë ndjejnë pikëllim, 51 për qind ndihen kohë pas kohë kështu dhe 16 për qind thonë se nuk janë asnjëherë ose rrallë në gjendje të pushojnë.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se 16 për qind e fëmijëve thonë se ata ndonjëherë ose rrallë janë në gjendje të pushojnë dhe 36 për qind raportuan se kurrë nuk ndihen sikur mund të flasin me dikë në komunitet kur ata janë të trishtuar ose të mërzitur.

“Fëmijët për të cilët ne folëm janë të frikësuar. Ata kanë shumë frikë të luajnë jashtë. Ata urinojnë kur dëgjojnë aeroplanët që fluturojnë sipër ose bombat që bien. Kjo është ajo që iu ka shkaktuar lufta 5-vjeçre mirëqenies mendore të fëmijëve, dhe ne nuk mund ta lejojmë që kjo luftë të vazhdoj ndaj fëmijëve”, tha Inger Ashing, drejtori ekzekutiv i “Save the Children International”, në një deklaratë.

“Tani me paraqitjen e epidemisë mbarëbotërore COVID-19, kërcënimi potencialisht shkatërrues i një shpërthimi të koronavirusit në Jemen nxitë veprime urgjente për të ushtruar presion ndaj palëve për t’i dhënë fund luftës më me rendësi se kurrë”, tha ai.

Ndërsa numri i vdekjeve në botë nga koronavirusi ka arritur në afër 19,000, Jemeni nuk ka regjistruar ndonjë infeksion nga sëmundja.

Jemeni është zhytur në dhunë dhe kaos që nga viti 2014, kur rebelët Huthi të mbështetur nga Irani pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Sauditët filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që kishte për qëllim parandalimin e avancimit në terren të Huthive.

Sipas Save the Children, rreth 10.3 milionë fëmijë në Jemen janë të kërcënuar nga mungesat ushqimore, përfshirë 2.1 milionë të cilët janë me kequshqyerje akute, dhe dy milionë fëmijë janë zhvendosur.

Grupi i Shëndetit, i cili është i formuar nga disa organizata ndërkombëtare dhe agjenci të OKB-së, vlerëson se pothuajse 1.2 milion fëmijë u sëmurën nga kolera, difteria ose ethet gjatë tre viteve të fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit