Fëmijët protestojnë kundër prindërve: Luani me ne, jo me celularët!

Mos i humb

Protestat nuk organizohen vetëm nga të rriturit, por edhe nga të vegjëlit.

Këtë gjë na e tregojnë më së miri disa fëmijë në Gjermani, të cilët protestuan kundër prindërve të tyre.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre pasi proindërit kalojnë shumë kohë duke u marrë me telefon.

Fëmijët u bënë thirrje prindërve të tyre të heqin dorë nga celularët dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje.

Në protestë dëgjohej zëri i tyre duke kënduar në kor: Ne jemi këtu, po flasim me zë të lartë sepse ju e keni vëmendjen tek celularët tuaj.

Protesta u drejtua nga 7-vjeçari Emil. “Shpresoj se pas protestës prindërit të shpenzojnë më pak kohë në telefonat e tyre”, tha ai.

Ekspertët mendojnë se varësia e prindërve të smartfonëve mund të çojë në probleme të sjelljes në fëmijët e tyre./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit