Ferma e kuajve të racës kampion, traditë shekullore në Turqi

Mos i humb

Ferma “Ciftlikat-I Humayun“ në qytetin turk të Eskişehirit, tashmë për dy shekuj kultivon kuajt nga raca e pastër arabe.

Ferma për kultivimin e kuajve elitarë është themeluar nga sulltani i Perandorisë Osmane, Mahmudi i Dytë në vitin e largët 1815, ndërsa në 35 vitet e fundit kujdeset Drejtoria e Përgjithshme për Blegtori (TIGEM).

Tradita shumëshekullore dhe përvoja e kultivimit të kuajve elitarë, e vendos fermën e Eskişehirit në majën e kultivimit të racës kampione jo vetëm në Turqi, por edhe më gjerë.

Duke folur për AA, shefi i departamentit të TIGEM-it për kultivimin e kuajve, Eren Karabulu, tha se emri i kësaj ferme tashmë është e shkruar me shkronja të arta në të gjithë hipodromet e rajonit, meqë stafi në mënyrë shumë të përkushtuar punon për rritjen e kuajve kampion.

Karabulut tha se aktualisht kanë në dispozicion 124 pela dhe 12 kuaj. “Aktualisht kemi 110 pela, ndërsa nga fillimi i këtij viti ata kanë sjellë në jetë 29 të vegjël. Për çdo vit mesatarisht në jetë vijnë 100 kuaj të ri”, tha Karabulut.

Sipas tij, dy herë në vit, ferma organizon shitjen e kuajve dyvjeçar, nga të cilët ferma vitin e kaluar përfitoi shtatë milionë lira turke (1.9 milion dollarë).

“Këtë vit kemi në plan të shesim 90 kuaj dyvjeçar, vlera e të cilëve do të arrijë në tetë milionë lira”, tha Karabulut dhe shtoi se në shitje do të jenë vëllezërit e ri të kuajve kampionë Darhadir dhe Karauzuma./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit