Festa e Kurban Bajramit, FRI shpërndan mishin e kurbanit për jetimët dhe nevojtarët

Mos i humb

Festa e Kurban Bajramit është një nga ditët më të veçanta për besimtarët muslimanë, pasi në atë ditë pas faljes së namazit të Bajramit në shenjë falenderimi për të mirat e dhëna nga Zoti i gjithësisë bëhet edhe Kurbani.

Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër, falë edhe kontributit të pakursyer të vëllezërve tanë atje, u siguruan dhjetra Kurbane për tu shpërndarë në familjet me jetimë dhe të varfëra në Shqipëri dhe Kosovë, për të treguar se jo vetëm që nuk i kanë harruar por edhe kujdesen për ta.

Aksioni i shpërndarjes së pakove të mishit nga projekti “Kurbani 2019” nisi në Shqipëri.

Në bashkëpunim me Fondacionin “Mirësia” organizuan shpërndarjen e mishit të Kurbanit në Prostribë të Shkodrës.

Falë këtij bashkëpunimi dhe në koordinim me Shoqatën Ardhmëria Dega Postribë u realizua shpërndarja e 200 racioneve të mishit të Kurbanit kryesisht për fëmijët jetimë dhe të varfërit.

Koordinatori Eshref Sykaj u shpreh shumë i lumtur që po ndimohen këto familje të varfëra dhe më jetimë, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kanë koontribuar për këto ndihma. Zona e Postribës së Shkodrës njihet si një nga zonat me shumicë muslimane.

Pas përfundimit në Shqipëri Projekti “Kurbani 2019” u shtri edhe në Kosovë. Këtë vit, në bashkëpunim me shoqatën “Freskia” u realizua edhe në Kosovë shpërndarja e 300 racioneve me mish kurbani për jetimët dhe familjet e varfëra.

Në kosovë për shpërndarjen e tyre u kujdes vetë Bashkim Krasniqi Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili pasi e falenderoi FRI dhe vëllezërit muslimanë të zvicrës për këto ndihma tha se komuniteti që ai përfaqëson ka nevoja të shumta por ndihmat në ditë të veçanta si Festa e Kurban Bajramit tregojnë që Shqiptarët e kanë zemrën e madhe dhe nuk e humbin shpirtin e bamirësisë.

Projekti “Kurbani 2019” u realizua edhe këtë vit në një atmosferë feste për besimtarët muslimaë.

Mbi 500 familje me jetimë dhe të varfëra përfituan nga ky projekt i Fondacionit të Rinisë Islame me qendër në Zvicër dhe bashkatdhetarët që jetojnë atje.

Për shpërndarjen e këtyre ndihmave bashkëpunuan disa fondacione dhe shoqata, më qëllim zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe shtimin e përfituesve të ndihmave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit