Festivali muzikor në Belgjikë, i sigurt nga korona!

Mos i humb

Pjesa më e madhe e festivaleve janë anuluar këtë verë në Belgjikë dhe në të gjithë botën, por Paradise City, ka gjetur një mënyrë për të ecur përpara: ai lejon një numër të kufizuar vizitorësh që të marrin pjesë në koncerte, mbi barka të vogla.

Kjo sipas organizatorëve është një mënyrë e mirë për të kufizuar ndërveprimet dhe për të ruajtur distancimin social.

Për vetë pjesëmarrësit në festival, gjithçka është e mrekullueshme. Është një festival i këndshëm, mjafton të shohësh përreth dhe gjen një kështjellë, ujë, gjelbërim, njerëz të këndshëm po ashtu – thotë një pjesëmarrës.

Për të tjerë, pavarësisht kufizimit të numrit, eksperienca është e veçantë dhe unike.
Ky është në fakt i pari event i tillë me pjesëmarrje spektatorësh në belgjikë. Njerëzit janë të entuziazmuar, të gjithë duan të festojnë, të shohin grupet që performojnë dhe reagimet, sipas organizatorëve kanë qenë shumë pozitive.

Qëndrimi në barka në fakt duket ideal pasi njerëzit që marrin pjesë në festival qëndrojnë në flluskën e tyre. nuk afrohen me të tjerë, nuk kontaktojnë me ta. Ndaj kjo ka rezultuar zgjidhja ideale. Organizimi ishte pak i vështirë, sipas personave që u morën me të, një sfidë e madhe – thonë ata. Por në përfundim të gjithë ishin të kënaqur me rezultatin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit