FETO në aksion, ja si manipulohet opinioni shqiptar

Mos i humb

Në shumicën e gazetave online në gjuhën shqipe sot qarkullonte një lajm për ish-futbollistin turk, Hakan Shukur (Hakan Şükür), ku spikat titulli “Erdogan m’i mori të gjitha, tani punoj si taksist”. Shqiptarët e duan futbollin dhe përmes historive të futbollistëve mund të ndikosh tek ta së tepërmi. Lajmi i cili ka marrë dhenë, herë-herë shoqërohet edhe me detaje të ndryshme vetëm për të mos kujtuar që është e njëjta dorë, por për një gazetar është më se e kuptueshme që ka një përpjekje masive për manipulimin e opinionit të gjerë.

Kjo nuk është hera e parë që hasim në përpjekje të tilla. Për të kuptuar më lehtë këtë le të japim një shembull Më 15 korrik u organizua një ceremoni në parkun e liqenit në Tiranë për inaugurimin e një memoriali me rastin e dëshmorëve të rënë për mbrojtjen e demokracisë në Turqi. Mediat pasqyruan normalisht këtë ndodhi si diçka normale, por më shumë se një muaj më vonë, një dorë e jashtme solli përsëri në vëmendje këtë situatë duke pasqyruar në të gjitha mediat sikur ajo ngjarje të kishte ndodhur atë ditë. Ishte pikërisht data 19 gusht. Mungesa e informacionit tek gazetarët vihej re gjithandej në lajme dhe opinione, por dëshira për të fituar para përmes një lajmi që shitej e blihej mirë i kishte kaluar kufijtë… Në fund të fundit nëse ligji antishpifje do të ishte në fuqi, fare pa u menduar do të kishim të bënim me një shkelje të dënueshme me burg.

Po sot çfarë ndodh Historia nisi me shtetasin Harun Çelik ku më shumë se fakti që po zbulohej një celulë ndërkombëtare, e cila merrej me falsifikim dhe trafikim njerëzor, mediat u morën me mënyrën se si ai u dërgua në Turqi… Madje dhe thirrjet që bëheshin drejt tij si “shtiru sikur të ka rënë të fikët”, u lançuan si një padrejtësi ndaj tij dhe jo thirrje për manipulim. Pas çështjes së tij në fakt opinioni i gjerë duhet të priste një tjetër trillim edhe më të madh, pasi shoku i tij sot më datë 13.01.2020 do të dilte përballë trupit gjykues. Duhej një gënjeshtër e madhe ku Erdoğan dhe qeverisja e tij të quheshin si të pashpirt dhe në këtë mënyrë të mbulohen linjat e dhënieve të pasaportave, vizave dhe dokumenteve të tjera të falsifikuara. Rrjeti ndërkombëtar i trafikimit njerëzor, që sipas shumë mediave ndërkombëtare është në një fazë të frikshme dhe nis nga Turqia, vazhdon në Greqi dhe më pas në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Mediat turke flasin për mijëra anëtarë të FETO-s që i kanë ikur drejtësisë dhe që strehohen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. E ndërkohë që mediat shqiptare nuk flasin fare për këtë përmes lajmeve të qerasura me shuma të majme ose përmes gazetarëve të shitur tek organizata FETO thumbojnë opinionin me histori të risjella në vëmendje.

E tillë është historia e Hakan Shukur. Ai ka bërë një video të cilën e ka hedhur në YouTube më 19 nëntor 2019 ku shfaqet në një makinë luksoze. Përgjatë fjalës së tij qytetarët turq i drejtohen me shprehjet “tradhëtar”, “eja në vendin tënd dhe dorëzohu drejtësisë” etj… Ndërsa ai pretendon që ka bërë shumë punë në SHBA dhe mes të tjerave edhe punën si shofer… Në atë moment në fakt ka dalë të blejë vezë dhe bukë, por çuditërisht lajmet e FETO-shave e pasqyruan atë sikur është në gjendje mjerimi dhe shofer të Uberit. Lajmet në shqip thonë se ai flet për të ëmën dhe të atin, të cilët pretendon se i ka që të dy me kancer dhe se për fatin e keq ai nuk futet dot në Turqi për t’i vizituar ata, por në video një gjë e tillë nuk ekziston dhe kjo mund të verifikohet fare lehtë pasi ajo është ende e publikuar…

Përtej gënjeshtrave dhe shpifjeve të gazetarëve të lidhur ideologjikisht me FETO-n dhe disa gazetarëve copy paste që ranë pre e tyre, në fakt ka diçka më të rëndësishme. Fakti që edhe në këtë histori u ndoq e njëjta taktikë si në gusht ku u risoll në vëmendjen e publikut një ngjarje që ishte konsumuar kohë më parë…
Me këto lajme është fare e thjeshtë të kuptohet që një pjesë e mirë e mediave në Shqipëri ose paguhet mirë për këtë ose mbart në stafin e saj persona të implikuar me organizatën FETO. Megjithatë populli shqiptar ka shumë fjalë të urta përmes të cilave mund të shpjegojmë situatën, por mund të përmendim vetëm dy
1- Nuk mbulohet dielli me shoshë të dashur FETO-shë.
2- Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit